Tepelenë, tenton të grabisë
argjendarinë, plagos  pronarin

Tepelenë, tenton të grabisë<br />argjendarinë, plagos  pronarin
TEPELENE- Një person i maskuar dhe me armë ka hyrë në argjendari për të grabitur dhe ka plagosur dhe pronarin e saj, shtetasin Arben Goxhaj. Grabitësi me armë zjarri pistoletë, i kërkoi pronarit 45 – vjeçar t’i jepte lekët dhe bizhuteritë prej floriri dhe argjendi, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Për pasojë, autori është përleshur me pronarin e dyqanit dhe në përleshje e sipër e ka qëlluar me armë duke e plagosur në kofshën e majtë. Më pas, grabitësi është larguar me shpejtësi me një automjet pa mundur të marrë asnjë gjë. I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokatrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, ku sipas hetimeve rezultojnë dy të dyshuar, njëri autori dhe tjetri drejtuesi i mjetit tip Golf me të cilin u arratisën. Policia është duke punuar për kapjen e dy të dyshuarve duke ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Tepelenë -Memaliaj dhe Tepelenë- Gjirokastër.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin