Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja ka inspektuar këtë të mërkurë punimet në kishën e Profetit Ilia në Lekël, Tepelenë.
Kisha e cila është shpallur një monument kulture për shkak të rëndësisë historike dhe arkitekturore u dëmtua nga zjarret e vitit të kaluar.
Punimet përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit.
“Vijon puna përmes një ndërhyrje të rëndësishme që synon rikthimin e këtij Monumenti Kulture në gjendjen e tij origjinale duke ruajtur vlerat historike e arkitektonike.
Falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, po realizohen punime konservuese, që përfshijnë rindërtimin e çatisë tradicionale, konsolidimin e strukturës dhe restaurimin e elementëve karakteristikë të objektit”, shkruan Gonxhja.
Komente








Feja e Shqiptarit është SHQIPTARIA.A mos vallë shteti është në varësi të fesë?
Përgjigju