TEPELENË- Ditën e sotme janë zbuluar dy parcela me 155 rrënjë kanabis. Njëra në zonën e Gusmarit dhe tjetra në zonën e quajtur Peshtan. Ndërkohë Kryeplaku i fshatit është marrë në pyetje nga policia dhe aktualisht ndodhet në gjendje të lirë.
Nga burimet policore të Tepelenës bëhet me dije se është shpallur në kërkim një person me inicialet A.T. Por ende nuk bëhet me dije se kush është poseduesi i 155 rrënjëve të kanabisit. Policia po heton për të zbardhur dhe identifikuar autorësinë e parcelave me kanabis.
Komento