Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memaliaj të Tepelenës, ku një i moshuar ka humbur jetën pasi një furgon e ka shtypur duke i shkaktuar plagë të rënda qw i shkaktuan vdekjen. Bedri Hoxha, 67 vjeç, ka humbur jetën pasi u shtyp nga furgoni në pronësi të djalit të tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Krahes, ku djali i viktimës parkoi furgonin para shtëpisë, por harroi të ngrinte frenat e dorës. Kjo bëri që mjeti të lëvizte mbrapsht për shkak se ishte dishezë e madhe.
Djali sapo e pa u mundua të ndalonte mjetin, por që e pamundur dhe në përpjekje e sipër theu edhe këmbën e tij. Fatkeqësisht furgoni mori përpara 67-vjeçarin, i cili humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ndërsa i biri i viktimës është shtruar në spital për shkak të frakturave që mori në gjymtyrë gjatë tentativës së tij për t'u bërë barrikadë që të ndalonte furgonin dhe të shmangte tragjedinë.
-
Po mire djali eshte gomar dhe nuk e fut nakinen ne marsh,,po babai cfare dreqin donte pas makines...rrini anash nakines qe te jeni te sigurte ne cfo lloj rasti...
Përgjigju-
Ngushellime njeher
-
Ka makina qe nuk te lejojn me heq celsin po e le ne marsh.! Kshu qe teoria e marshit vle x makinat e vjtra.! Por i shofer i mir gjeja e par kur ndalo eshte te ngrej frenat e dores.
-
ca fati t keq paska pas
-










Komente
Komento