"Tërbohen" demokratët, PS vë
nën hetim edhe kabinetin Berisha

nën hetim edhe kabinetin Berisha">
TIRANE- Futen nën hetim parlamentar të gjitha emërimet e bëra në administratën publike që nga viti 2009 deri më prill të viti 2014. Kërkesa e propozuar nga Partia Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në administratën publike u miratua me propozimin e mazhorancës që objekti i hetimit të shtrihet që në vitin 2009, gjë e cila solli edhe acarimin e demokratëve të cilët të revoltuar braktisën sallën e Kuvendit në momentin e votimit.

Pretendimet
Deputetët e kishin konsumuar debatin për këtë çështje në seancën e javës që shkoi dhe kishin lënë një javë kohë për të gjetur dakortësinë ndërmjet palëve. Duke qenë se PS-PD nuk kishin gjetur një formulë të përbashkët për komisionin hetimor, kreu i Kuvendit Ilir Meta mblodhi Këshillim e Rregullores dhe mandateve të Kuvendit për t’u konsultuar për procedurat ku më pas u vendos që në votim fillimisht të hidhej propozimi i PS, që objekti i hetimit të shtrihej që nga viti 2009.

“Komisioni hetimor nga PD, insistoi që të mos zgjerohet koha për periudhën gjatë të cilës do të hetoj ky komision. Grupi i mazhorancës kërkon që të zgjerohet koha, pra pranon hetimin për të filluar nga vitit 2009. Lidhur me këtë çështje bëra edhe një konsultë me këshillin e rregullores për të dëgjuar edhe mënyrën e votimit në këtë çështje. Kështu jam i detyruar të hedh në votim kërkesën e bërë nga zoti Ruçi në emër të mazhorancës. Nuk jam kundër rregullores sepse praktika parlamentare për këtë çështje më duket se është shumë e qartë”,- tha Meta.

Por në këtë moment shpërthyen edhe akuzat e demokratëve ku kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka ironizoni vendimin duke thënë se është jashtë çdo logjike që kërkesën për komision hetimor ta ketë bërë PD dhe objektin e hetimit ta përcaktojë PS. “Zoti kryetar mendoj se kjo çështje është diskutuar qartë dhe besoj se është ditur për të gjithë.

Më vjen turp që po e diskutojmë sërish, pasi edhe me logjikën e një fëmije është e qartë. Kemi një objekt që duam ta hetojmë dhe thoni kërkesën e keni bërë ju, por se çfarë duhet të hetojmë duhet të na e thotë mazhoranca. Kjo lojë është sa qesharake, aq edhe absurde. Nëse doni të vazhdoni kështu, ok por ne nuk jemi dakord. Nuk ka ndodhur se në një kërkesë të komisionit hetimor, objektin e hetimit ta bëj pala tjetër”,- tha Paloka. Por as këto akuza nuk mjaftuan për të mbyllur debatin. Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli akuzoi Metën se është fajtor për këtë situatë pasi ka bërë interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. “Më qesharake që të mbledhës këshillin e rregullores për të interpretuar Gjykatën Kushtetuese nuk ka. Ti je fajtori kryesor për këtë”,- tha Topalli.

Konflikti
Ndërmjet PS dhe PD plasi një konflikt përsa i përket emërimeve në administratë. Që në fillim të vitit, Partia Demokratike ka denoncuar emërimet në administratë duke theksuar se në poste të larta janë emëruar persona të inkriminuar. Për këtë gjë, ata kërkuan që të ngrihet një komision hetimor.

Kërkesa e tyre gjeti në parim dakortësinë e socialistëve, por ata patën si propozim që koha e hetimit të shtrihej që nga viti 2009. Kjo gjë nuk u pranua nga demokratët dhe seanca plenare e datës 5 qershor nuk e votoi kërkesën e tyre pas Meta la një javë kohë që palët të gjenin dakortësinë. Por as ky afat nuk mjaftoi dhe Kuvendi miratoi me votat e mazhorancës hetimin e emërimeve në administratë që nga viti 2009.


Berisha sulmon SHBA: Do t’ju digjen duart dhe buzët
 
Ish-kryeministri Berisha akuzoi dje Ambasadën Amerikane se do t’i digjen duart dhe buzët nëse dalin në mbrojtje të Mimi Kodhelit. Duke folur për ligjin për ushtrinë Berisha akuzoi Kodhellin dhe kërcënoi ambasadën amerikane. “Unë do të të them ty ndrikull një gjë.

Ajo motra jote, unë i dhashë përgjigje zyrtare ambasadës së SHBA-së për reagimin, por ajo ka ndjekur si shtrigë çështjen e Syrja Gjokës, dhe përveç përgjigjes sime zyrtare, miqësisht dua t’u them secilit, mos e vër dorën kurrë në zjarr për Mimin dhe Albën se do të digjen duart e buzët.

Kjo është e vërteta. Ajo e ka bërë dhe unë i qëndroj asaj. Do i faktoj qeverisë amerikane edhe me të gjitha mundësitë, por kaq është, unë nuk ngutem, është në natyrën time”,- tha Berisha. Kjo është hera e dytë që Berisha akuzon OPDAT-in, mision i SHBA në Tiranë se një punonjëse e saj ka kërcënuar për të mbyllur një çështje në prokurori.

 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)    

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur