TIRANË- Ditët e fundit duket se janë shtuar edhe rastet e dhunës në familje. Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.
I arrestuari me iniciale E.T., pasi ka dhunuar bashkëshorten i ka vjedhur me forcë një shumë parash.
Ndërkohë pranë mbikalimit te Casa Italia është arrestuar një 44 vjeçar me iniciale L. S., pasi ka dhunuar qytetaren me iniciale E. Q., duke i marrë nga qafa varësen e floririt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.