Tërbohet Sali Berisha, “RD”
kërcënon Ramën me jetë

Tërbohet Sali Berisha, “RD”<br />kërcënon Ramën me jetë
Në Partinë Demokratike janë tërbuar se pse policia ka shkuar të marrë Sali Berishën për të dëshmuar me forcë në komisionin parlamentar për çështjen e CEZ. Organi zyrtar i Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, ka arritur deri aty sa të kërcënojë në mënyrë të hapur kryeministrin Edi Rama.

“Rama është frikacak edhe kur keqpërdor policinë. Nuk kishte faj. Çonte policë për shoqërimin e Berishës atje ku ai nuk ishte. Berisha ishte në zyrë, Rama ja dërgonte shkresën në adresën e shtëpisë.

Më ka çuar nëna me larë gojën, i thonë kësaj. Megjithatë mirë ka bërë sepse Rama e di se ku mund të përfundojë me këto shkelje të ligjit dhe nuk i bëjnë punë as mercenarët e krimit që mban rreth vetes dhe as makina e blinduar”, thuhet në shkrim.

Duket se Berisha e ka humbur qetësinë, duke qenë se në aferën e CEZ rezulton të jetë i përfshirë edhe i biri, dhe kërkon ta mbyllë këtë çështje me kërcënime. Por, vështirë se këto kërcënime mund ta shpëtojnë atë dhe të birin nga ato që kanë bërë.

kercenimi i rd per ramen
(Kërcënimi i RD)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)

Gol dhe asist i Sakas, Arsenal e nis me shkëlqim Premier League! Slot dhe Liverpool fitojnë në debutim (VIDEO)