Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, afganët frikë nga prishja e paqes

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, afganët frikë nga prishja e paqes

Presidenti amerikan Joe Biden do të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Afganistani deri në 20-vjetorin e shënimit të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001, deklarohet në mediat ndërkombëtare. Vendim ky që mund të rezultojë me dhënien fund të luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë banorët  Kabulit janë tejet të shqetësuar se me largimin e 2500 forcave amerikane do të marrë fund paqja dhe se në të ardhmen vendi do të përfshihet nga paqëndrueshmëria.

“Përgjegjësia e tyre është të sigurojnë një qeveri të fortë, shtetin e së drejtës dhe demokracinë në Afganistan dhe të sigurojnë që shqetësimet e njerëzve të qetësohen nga terrorizmi, droga, ndërhyrja nga vendet e tjera. Unë mendoj se SHBA nuk duhet të largohet nga Afganistan derisa të përmbush përgjegjësitë”, u shpreh Mehruddin Wasiq, banor në Kabul.

Gjatë vizitës së dytë në Bruksel në një dalje për mediat së bashku me shefin e NATO, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi planin se trupat e Aleancës Euroatlantike do të tërhiqen së bashku nga Afganistani.

“Unë jam këtu për të punuar ngushtë me aleatët tanë, me sekretarin e përgjithshëm (NATO), mbi parimin që ne kemi vendosur që nga fillim. Ne do të punojmë shumë ngushtë në muajt në vazhdim për një tërheqje të sigurt, të qëllimshme dhe të koordinuar të forcave tona nga Afganistani”, u shpreh Blinken.

Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin dhe rrëzuan regjimin e talebanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili ka qenë mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane. Aktualisht në Afganistan janë rreth 2,500 trupa amerikane dhe ato mbështeten nga rreth 7,000 trupa të NATO-s.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike