Tërhiqet Basha: Do futemi në
zgjedhje, u vonuam me reformën

Tërhiqet Basha: Do futemi në<br />zgjedhje, u vonuam me reformën
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është tërhequr nga retorika e viteve të fundit ku deklaronte se nuk do të shkonte në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër duke kërkuar me cdo kusht një qeveri teknike.
 
E ndërsa pranoi para grupit të PD se u vonuan për Reformën Zgjedhore, pasi duhet të ishte në krye të prioriteteve, Basha tha se nuk ka diskutim që në zgjedhje do të futen.
 
"Zgjedhjet janë më të rëndësishme se cdo gjë tjetër, është e vërtetë që jemi të vonuar me reformën.
 
Do të shkojmë në zgjedhje, kjo është ceshtje që s'ka diskutim, ne kemi elektoratin tonë" tha ai, sipas burimeve të Shqiptarja.com.
 

Ndërsa pas mbledhjes së grupit, në një prononcim për mediat, Basha theksoi se "Shqetësimi i grupit parlamentar ka të bëjë me faktin që kemi përballë një qeveri të korruptuar dhe të inkriminuar e cila nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se në funksion të kësaj, ka sabotuar Reformën Zgjedhore.
 
Partia Demokratike prej datës 17 Maj ka dorëzuar platformën 12 pikëshe, ndërsa qeveria po ndërton një rrjet aleance me krimin.
 
Kemi një kryeministër që nuk ka vullnet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
" tha ai.

Grupi i PD ka akuzuar jo vetëm mazhorancën për vonesën e reformës, pasi sipas Rulit dhe Patozit duhet të ishte në krye të çështjeve të opozitës që kërkonte zgjidhje.
 
"Nuk është përgjegjësi vetëm e mazhorancës. Duhet të ishte në krye të axhendës prej 3 viteve" mësohet se është shprehur Ruli.
 
Shqetësimi është mbështetur edhe nga Astrit Patozi, që gjithashtu u shpreh se duhet të ishte çështje e parë, pasi asgjë tjetër më të rëndësishme se zgjedhjet nuk ka.
 
"Ky është shqetësim real, duhet ta kishim pasur çështje të parë. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se sa zgjedhjet.
 
Të organizojmë strukturat në bazë dhe të ngrihet ekipi për fushatën elektorale.
 
Pavarësisht cdo skenari nga mazhoranca ne duhet të shkojmë në zgjedhje
"tha Patozi.

 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen