Tërhiqet Berisha: 3 ligjet pas
zgjedhjeve, por me referendum
Kryeministri është tërhequr nga kërkesa ndaj opozitës për votimin e 3 ligjeve para zgjedhjeve. Në mbledhjen me kryesinë e PD, Berisha tha “3 ligjet do t’i votojë sovrani në Referendum pas fitores. Siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit, nuk ka më kohë të bëhet raport për Shqipërinë"
TIRANE - Kryeministri Berisha është tërhequr nga kërkesa pndaj opozitësër votimin e 3 ligjeve para zgjedhjeve, si një nga kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Në një mbledhje ‘blic’ që zhvilloi me stukturat e partisë së tij pasditen e sotme, Berisha tha se 3 ligjet do të jenë në fokus pas zgjedhjeve përmes referendumit.
Në një prononcim për mediat, pasi përfundoi mbledhja me dyer të mbyllura prej rreth dy orësh, i pyetur nga gazetarja e televizionit A1 REPORT, Joniada Koçi se si do të jetë rrjedha e 3 ligjeve pas prishjes së koalicionit qeveritar me LSI dhe bashkimin e kësaj të fundit me PS-në, Berisha tha se “3 ligjet do t’i votojë sovrani në Referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të PD-së”.
"PS ka ndërruar kursin tashmë, çfarë vlere ka tani votimi i tri ligjeve? Tre ligjet janë peng me të cilat Edi Rama mori statusin e vendit kandidat. Qeveria dhe mazhoranca kompletoi të gjitha reformat me të cilat u bë e mundur që Komisioni Europian të rekomandojë statusin. Edi Rama i bllokoi ato me votat e tij vetëm e vetëm që Shqipëria të mos marrë statusin. Tani siç njoftuan burimet më zyrtare të Brukselit, nuk ka më kohë për t’u bërë raport për Shqipërinë dhe para gjithë ministrave. Pasi u sigurua se nuk do të bëhet raporti për statusin, i përdori këto për t’u hedhur hi syve qytetarëve Shqiptarë. I votoj, s’iu votoj, por e vërteta është që po s’i votoi do t’i votojë sovrani në një votë plebishitare në referendum pas fitores dhe gjatë mandatit të ardhshëm të Partisë Demokratike”, u përgjigj numri 1 i qeverisë.
Mbledhja e strukturave të Partisë Demokratike zhvillohet dy ditë pasi Meta doli nga koalicioni i qeverisë.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta u largua nga koalicioni me Berishën, pas ftesës publike të Edi Rama për bashkimin e tyre në koalicion parazgjedhor. Me largimin e Metës, ish-aletatit të qeverisë Berisha prej shtatorit të 2009-ës, dje u riformatua edhe qeveria e re, me 3 ministra dhe zëvendëskryeministrit, pas vendeve bosh që lanë minsitrat e LSI-së.
Gjatë ditës së sotme, Meta ka deklaruar se edhe pse korrekt, koalicioni me Partinë Demokratike ishte i panatyrshëm, ndërsa me bindje delaroi se bashkimi me Partinë Socialsite është i natyrshëm pasi të dyja palët i takojnë të majtës evropiane.
Redaksia Online
(Greta Malaj / Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
14.7%
-
Jo
81.5%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 1012
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kristjan Asllani në formacionin e javës në Serie A
27 Nëntor, 11:20
-
Ciceron/ ‘Nëntori i Yjeve të Artë’, koncerti me këngë në TKOB! ‘Nëntori Festiv’ me aktivitete në Sarandë! ‘I këndojmë flamurit’ festival në sheshin e Flamurit, Vlorë
27 Nëntor, 11:19
-
Gjyqtarja e GJKKO Davidhi i hoqi 'arrestin shtëpiak' Sali Berishës, SPAK: E apelojmë
27 Nëntor, 11:18
-
'Krenar që miratuam bonusin e fundvitit, më të madhin ndonjëherë', ministri Gonxhja: Pagesat për pensionistët nisin javën e dytë të dhjetorit pranë sporteleve të ISSH
27 Nëntor, 11:11
-
Qeveria miratoi kthimin e parave profesionistëve të lirë, Ministri Malaj: Ndoqëm rrugën ligjore! Procesi i rimbursimit përfundon më 31 dhjetor 2024
27 Nëntor, 11:04
-
Suel Çela rekrutoi edhe gjyqtaren e Tik-Tokut Enkeleda Kapedanin, si ia mbylli dosjen kriminale, i ofroi një makinë 40 mijë euro! Gjyqtarja: Kam respekt për të
27 Nëntor, 11:04
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Gjykata e Fierit sekuestron 1 mln eruo pasuri të një shtetasi! Dhjetra apartamente në Tiranë e Durrës
27 Nëntor, 10:46
-
Në krye të Champions League dhe asnjë gol i pësuar, Inzaghi: Jemi për në finale, krenar për Interin
27 Nëntor, 10:43
-
Lirimi i Sali Berishës, Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump vjen edhe në Shqipëri
27 Nëntor, 10:43
-
Qeveria miraton bonusin e fundvitit për pensionistët dhe aktin normativ për kthimin e parave për profesionistët e lirë
27 Nëntor, 10:42
-
Pas 331 ditëve në 'arrest shtëpiak', Sali Berisha rikthehet sot tek selia e Partisë Demokratike
27 Nëntor, 10:37