Tërhiqet FIFA, Botërori i Katarit me 32 ekipe, s'ka zgjerim (VIDEO)

Botërori i vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar do të luhet me 32 ekipe kombëtare pjesmarrëse si  ka ndodhur deri tani dhe nuk do të ketë ndonjë zgjerim deri në 48 vende pjesmarrëse.

FIFA është tërhequr nga projekti për ta zgjeruar turneun më të rëndësishëm të futbollit dhe një vendim i tillë është zyrtarizuar: “Pas një proçesi konsultimi të thellë dhe të kompletuar me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara është arritur në konkluzionin se me situatën momentale një propozim për zgjerimin e ekipeve pjesmarrëse në Botërorin e vitit 2022 nuk mund të ndodhë” lexohet ndër të tjera në komunikatën e FIFA-s.

Në këtë mënyrë Botërori i vitit 2022 në Katar do jetë si gjithë të tjerët me 32 ekipe dhe nuk do të ketë 48 skuadra pjesmarrëse. Ky është një lajm i keq për Kombëtaret e vogla siç është edhe Shqipëria që për tu kualifikuar në një Kupë Bote e ka shumë të vështirë me skemën aktuale dhe me rritjen e numrit të ekipeve pjesmarrëse shpresonte në një kualifikim.

Megjithatë Botërori i vitit 2026 ashtu si është parashikuar do të jetë me 48 ekipe dhe do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada./ Përgatiti Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë