Tërhiqet Lala:Mbetem te PDIU,por do
bashkëpunoj me Ramën se ka timonin

Tërhiqet Lala:Mbetem te PDIU,por do<br />bashkëpunoj me Ramën se ka timonin
Deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës, Reme Lala ka reaguar në faqen e saj në Facebook duke sqaruar deklaratën që bëri mbrëmë në media se i bashkohet Partisë Socialiste.
 
Lala thotë se deklarata e saj është keqkuptuar, pasi nuk do të bashkohet me PS, por do të bashkëpunojë me Ramën për të bërë rrugën e ‘Arbrit’.
 
Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet.
 
Per respektin e dibraneve, per te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar.
 
Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti.
 
Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit.
 
Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t'iu perkushtohem perjete
” shprehet Lala. 

Deputetja e PDIU-së në qarkun e Dibrës deklaroi dje se “Unë nuk kam asnjë parti, partia ime jeni ju. Për Dibrën do i bashkohem vullnetit të shqiptarëve për t’i dhënë timonin Ramës”.

Deklarata e plotë e Reme Lalës
Te dashur dibranet e mi!
Iu falenderoj perzemeresisht per mbeshtetjen. Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet. Per respektin e dibraneve, per te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar, per t'iu kthyer pergjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganeve qe jane mesuar te ndyjne gjithcka, jane mesuar te shtremberojne e te deformojne, e per t'i kthyer pergjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjale. 
“Do me lini tia nis mbare…..? 
Sic duket perkthimi shqip – shqip ne 2017 rezultonka me i veshtiri”
Mesojeni nese ju ka humbur nga dija, 
rifreskojeni nese eshte mykur nga deliret, 
perpunojeni nese shiteni sic jeni.
Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve.
Faleminderit qe zgjodhe per ta faqosur ne librat e historise , ne korpusin e ndritur qe do leme trashegim.
Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit. Une jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askend. 
Faleminderit per buqeten e pare te mireseardhjes,po ashtu rishtareve te ekranit qe vemendjen e marrin nga hedhja gjyleve me uje,me siguri lagin vetem kembet e veta. Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bejne perifrazime, gjasme simbolika,metafora me mimika te friksuara,gjuajne me shigjeta kaullcuku ne frontin ku fortifikimet jane prej celiku.
Gjykimet ne eter nuk kompleksojne njeri.
Velat i ngrita per te lundruar drejt , qete , faleminderit Zotit qe eren e kam ne favorin tim.
Po ua theksoj te gjitheve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti. Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit. Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t'iu perkushtohem perjete!



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese