IKEA ka konfirmuar se ka tërhequr nga tregu lazanjet me mish dreri në 18 vende të Evropës, pasi nga analizat laboratike u gjetën përmbatje me mish derri.

Gjigandi suedez tha se shitjet u ndaluan në fund të marsit, pasi testet konfirmuan se në paketat e lazanjave të ngrira kishte një përqindje me mish derri.

Një zëdhënës i Ikeas tha se mishi i derrit nuk kishte rreziqe shëndetësore, por theksoi nuk do të ketë tolerime për ato rrjete furnizuese, që vendosin etiketa false mishi mbi produktet e lazanjave. Zëdhënësi shtoi se duhet të sigurohet kualiteti dhe siguria e produkteve e cila ka qënë gjithmonë një prioritet.

Në muajin shkurt pas skandalit të mishit të kalit në Evropë, Ikea bllokoi shitjen e qofteve pasi në vend të mishit të viçit përmbante mish kali.
Skandali ka ngritur pyetje lidhur me kompleksitetin e rrjeteve të industrisë ushqimore të furnizimit në të gjithë Bashkimin Evropian.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)