TIRANE - Pavarësisht zërave kundër që kanë shprehur që nga prezantimi i paketës fiskale për vitin 2016, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë votuar pro akcizës së birrës. Projektligji për pijet, pjesë e paketës fiskale, u miratua me votat e mazhorancës në komisionin kuvendor të Ekonomisë, ndërsa opozita ishte kundër.
Akciza e birrës që prodhohet në vendin tonë rritet me 11 %, ndërsa akciza e birrës që importohet ulet m 15%. Pikërisht këtë, deputetët e LSI-së si Silva Caka e Përparim Spahiu e kanë quajtuar më herët falimentim të fabrikave të birrës vendase dhe se nuk do të sjellë asnjë efekt në buxhetin e shtetit. Po ashtu kundërshti për akcizën e birrës kanë pasur edhe shoqatat e biznesit dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit.
Dy partitë aleate në koalicionin e majtë kanë ndryshuar qëndrim tashmë duke i dhënë votën pro këtij projektligji.
Votimi në Komisionin parlamentar të Ekonomisë u bë pas një takimi që krerët e koalicionit të majtë, kryeministri Rama, kreu i LSI-së Meta dhe Shpëtim Idrizi patën në vilën qeveritare pranë kryesisë së Kuvendit.
Zëri “Akciza”, produkti “Birra”
Ndryshon niveli i akcizës së birrës, nga 360 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 710 lekë/HL/shkallë alkoolometrike, në 400 lekë/HL/shkallë alkoolometrike për prodhim vjetor nën 200 mijë hl dhe 600 lekë/HL/shkallë alkoolometrike.
Arsyet:
• Niveli aktual i akcizës është sipas nenit 4 të direktivës së BE-së, si dhe në mbrojtjen e prodhimit vendas.
• Diferenca midis pragjeve është sa ½ ;
• Deklarimit i nivelit të prodhimit më pak se 200 mijë hl, për të paguar normë të ulët të akcizës;
• Zvogëlim gradual i nivelit të akcizës midis pragjeve për të kaluar më pas në një normë taksimi, pa pragje
Efektet: -17 milion lek
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

së akcizës për birrën vendase">