Tërhiqet nga gara e PD kandidatja
Gushta, i ndryshuan mbiemrin

Tërhiqet nga gara e PD kandidatja<br />Gushta, i ndryshuan mbiemrin
SHKODER-E vetmja kandidate femër, Vildana Kazazi Gushta, në mesin e 8 kandidatëve për postin e kryetarit të PD-së në Shkodër, është tërhequr nga gara dhe shkak është bërë ndryshimi i mbiemrit në fletën e votimin të mbërritur nga qendra, nga Gushta në Ademi.
 
Ky fakt për Gushtën është cilësuar si i papranueshëm dhe është bërë shkak për tërheqjen e saj. Sipas Gushtës ky vendim ka qenë i çastit të fundit, pasi ka vërejtur mungesë serioziteti në leximin e emrave edhe pse ishte kandidatja e vetme femër, ndërsa ka shpresuar që kjo gjë të mos jetë e qëllimshme.
 
"Ky ishte një vendim i çastit të fundit, pasi pashë me seriozitet në leximin e listave, isha e vetmja kandidaturë femër, në një kohë kur asnjë burri nuk ju ngatërrua mbiemri dhe të vetmes kandidaturë femër i ngatërrohet mbiemri dhe unë u ndjeva pak e indinjume dhe e pashë të arsyeshme, gruaja nuk është që mbështet. Prandaj e pashë të arsyeshme të largohem dhe t'ju uroj një garë të ndershme dhe të mbarë kolegëve të mi sepse ne jemi në pjesën një. Nuk dua me e besu që është bërë qëllimisht, por megjithatë unë u indinjova",-tha Vildana Gushta.

Ndërsa zgjedhjet për kreun e ri të PD në Shkodër shkojnë në balotazh, për postin e kreut të Shkodrës kandidonin Aleksandër Marleci, Bardh Spahija, Besnik Kastrati, Eduard Bardeli, Endrit Alushi, Qarshif Hoxha, Ramiz Çobaj, dhe Vildana Gushta e cila është tërhequr nga gara.
 
Zgjedhjet për kreun e ri të PD në Shkodër do zhvillohen pas dy ditësh ku në garë kanë mbetur dy kandidatët me më tepër vota Ramiz Çoba dhe Bardh Spahia.

Redaksia Online
(e.s/a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori