Tërhiqet nga gara Princi Ali, Blatter
merr mandatin e pestë në FIFA

Tërhiqet nga gara Princi Ali, Blatter<br />merr mandatin e pestë në FIFA
Tërhiqet nga gara Princi Ali pas raundit të parë duke mos pranuar të vazhdojë raundi i dytë, Blatter merr mandatin e pestë në FIFA. Blatter konfirmohet president i FIFA-s për herë të pestë.

Pas rizgjedhjes, Blatter deklaroi se “Ju falënderoj që më besuat për 4 vitet e ardhshme. Princi Ali, sfidues i mirë, mori shumë vota nga Kongresi.

Do ndryshojmë shumë gjëra, por jo Kupën e Botës në Rusi dhe Katar. Në fund të mandatit tim të ri, do të kem mundësi të dorëzoj një FIFA edhe më të fortë, një organizatë që të jetë e integruar dhe të ketë mjaftueshëm siguri, në mënyrë që të mos ketë nevojë për ndërhyrjet politike” deklaroi ai.

Arrestimet nga DASH dhe FBI, por edhe skandali i korrupsionit në FIFA për botërorët e 2010, 2018 dhe 2022 nuk e mposhtën zviceranin Blatter që do të vazhdojë udhëheqjen.

Hetimet vazhdojnë dhe në dritë pritet që të dalin të tjera skandale, pasi jo gjithçka do të mbyllet me 7 arrestimet, pasi janë paralajmëruar të tjerë në ditët në vazhdim.

Tashmë pritet që të shikohet edhe reagimi i UEFA-s për Botërorin e Rusisë më 2018, të cilin Platini deklaroi se do ta bojkotojmë nëse Blatter do të zgjidhet sërish në FIFA.
  
19:00 Fituesi zgjidhet në raundin e dytë
Shkon në raundin e dytë zgjedhja për presidentin e ri të FIFA,pasi në raundin e parë askush nga kandidatët nuk arriti që të merrte shumicën, 2/3 e votave nga delegatët.

Raundi i parë, Blatter mori 133 vota, Princi Ali mori 73 vota. Në raundin e parë fituesi duhet të siguronte 140 vota, në raundin e dytë duhet shumicë e thjeshtë 105 vota.

17:00 Nis votimi në FIFA
209 delegatë nga e gjithë bota kanë nisur votimin për zgjedhjen e presidentit të ri.
FIFA
Deklaratat
Para votimit dy kandidatët kanë shpalosur programin qeverisës në rast se do të triumfojnë nga Kongresi. Princi Ali ka deklaruar se synon që të pastrojë imazhin e FIFA-s nga korrupsioni dhe skandali i viteve të fundit, por edhe nëse nuk fiton do të pranojë rezultatin.
FIFA
Ndërsa Blatter vazhdon që të ngulojmë duke premtuar pastrimin e FIFA-s nga korrupsioni, pasi 4 mandatet nuk i kanë mjaftuar. “Do rilindim FIFA-n, përgjegjësit e skandalit të ndëshkohen.
FIFA
FIFA do të dalë më e fortë nga skandali i korrupsionit. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për të mirën e futbollit. Departament Special për profesionistët në FIFA. Luftë korrupsionit, duhet të mbrojmë vlerat tona”deklaroi ai.
FIFA
Votimi
Në votim do të marrin pjesë 209 delegatë nga Federatat anëtare të FIFA-s. Afrika, Caf ka 54 vota. UEFA ka 53 vota, Konfederata Aziatike, AFC ka 46 vota, Konfederata e Amerikës së Veriut, Qendrore dhe Karaibeve ka 35 vota, Konfederata e Oqeanisë OFC ka 11 vota, Konfederata e Amerikës së Jugut, CONMEBOL ka 10 vota.
FIFA
Fituesi
Dy janë kandidatët, Joseph Blatter dhe princi jordanez, Ali Bin Al-Husein për të fituar iu zgjedhjet nevojiten një mazhorancë e 2/3 të 209 votuesve, 140 vota, por nëse do të ketë një votim të dytë për të zgjedhur presidentin e ri do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 105 votash.

FIFA
Protestat
Para selisë së FIFA ku po zhvillohet Kongresi në Zvicër po zhvillohet një protestë kundër Sepp Blatterit pas skandalit të korrupsionit që përfshiu institucionin më të lartë të futbollit botëror.
protesta

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë