Tërhiqet PD? Bogdani: S'kemi
thënë se do bojkotojmë zgjedhjet

Tërhiqet PD? Bogdani: S'kemi<br />thënë se do bojkotojmë zgjedhjet
Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrimet e saj sa i takon bojkotit të zgjedhjeve të 18 qershorit.
 
Deputeti Gerti Bogdani ka thënë për "Vizion Plus" se PD nuk ka marrë ndonjë vendim për të bojkotuar zgjedhjet.
 
“Nuk ka vendim për bojkot zgjedhjesh por vendim për bojkot parlamenti.

PD nuk e ka artikuluar ndonjëherë këtë gjë. Ne kemi thënë se kërkojmë qeveri teknike. Nuk kemi marrë vendimin për bojkot, vetëm kemi kërkuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe nuk kemi thënë që nuk do të marrim pjesë në zgjedhje të tilla",
tha Bogdani.

Mesa duket, presioni i ndërkombëtarëve dhe rreziku për të zhdukur PD-në nga harta harta elektorale më 18 qershor, ka bërë që kryedemokrati Basha të reflektojë. 

"Marrim pjesë në zgjedhje nëse shtyhen"
"Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë. Por PD do të marrë pjesë nëse shtyhen, qoftë në 16 korrik ose më vonë dhe sigurohen standardet”, tha Bogdani.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën