“Ky vendim ka mbetur i pandryshuar që nga viti 2007 kur ka hyrë në fuqi dhe kështu e ka humbur kuptimin e zbatimit., pasi nuk janë reflektuar ndryshimet e ndodhura ndër vite në nivelin e pagës minimale, bazë kjo për punët e pakualifikuara, si dhe për të reflektuar këto ndryshime në pagat e grupeve të tjera të punonjësve të ndara në vendim sipas funksioneve dhe kualifikimit.”Sipas këtij argumentimi pagat e referencës nuk kanë ndryshuar me kalimin e viteve edhe pse nga viti 2007 paga minimale është rritur nga 16 mijë lekë në 20 mijë lekë në muaj.
Një arsye tjetër ka të bëjë me bindjen e biznesit për të plotësuar borderotë me pagat sa ato të referencës. Sipas relacionit nga kontrollet e ushtruara te bizneset rezulton se vetëm 0.5 % e të ardhurave nga kontributet janë me rivlerësim page. Nga ana tjetër raportet e “Doing biznes” të Bankës Botërore kanë vlerësuar se pagat e referencës janë factor për përkeqësimin e klimës së biznesit.
Sipas vendimit që është ende në fuqi për pagat e referencës të gjithë të punësuarit në bizneset private e kishin të përcaktuar ligjërisht dyshemenë e pagës. Kjo pagë duhet të kalonte në bankë dhe mbi të të aplikohej tatimi mbi të ardhurat , 10% që i mbaheshin të punësuarit dhe pjesa tjetër i mbahej punëdhënësit. Vendimi u prit me debate në atë kohë nga biznesi, pasi shtonte kostot për cdo të punësuar.
(jd/shqiptarja.com)