TIRANË - Në mbledhjen e qeverisë është vendosur, që të plotësohet kushti i kërkuar nga kompania turke “Kurum”, e cila, para se të paguante 109 milionë euro për 4 hidrocentrale ka kërkuar rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Kompania ka qenë për një kohë të gjatë në negociata me Ministrinë e Ekonomisë, por nuk ka pranuar të kryejë pagesën e privatizimit, pa u plotësuar ky kusht. Sipas ligjeve në fuqi, një gjë e tillë mund të realizohej vetëm nëse qeveria miratonte një vendim të posaçëm, çka është kryer në mbledhjen e së mërkurës.
Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Financave, Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Kurum International” sh.a. për pagimin e rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH - thuhet në këtë VKM).
Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe shoqëria “Kurum International”, sh.a. për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com