Tërhiqet TVSH, Rama: Ligji e
imponon, sinjalin ta japë falas

Tërhiqet TVSH, Rama: Ligji e<br />imponon, sinjalin ta japë falas
TIRANE-Televizioni Publik Shqiptar është tërhequr nga vendimi skandaloz për dhënien e sinjalit nga Kuvendi me pagesë për televizionet e tjera.
 
Televizioni Publik Shqiptar bllokoi sinjalin në nisje të seancës  për punimet e Kuvendit duke e monopolizuar, por reagimi i  të gjitha televizioneve dhe opozitës bëri që TVSH të tërhiqet nga vendimi, që cenon të drejtën e publikut për informim.
 
PD dhe LSI akuzuan kryeministrin Rama për vendimin e TVSH duke e cilësuar si një atentat, ndërsa deklaruan se qeveria po rikthen vitin 1997. 
 
Më pas fjalën në Kuvend e mori kryeministri Rama duke deklaruar se ligji e detyron TVSH që të japë sinjal falas për mediat e tjera. 



Rama: Ligji e imponon, TVSH ta japë falas sinjalin
Kryeministri Edi Rama u shpreh se TVSH nuk mund të imponojë logon për TV e tjera, pasi nuk ka ekskuluzivitet për transmetimin e seancës, prandaj duhet ta japë falas.
 
TVSH nuk ka ekskuzlivitet mbi hapësirën e jetës parlamente. Kuvendi duhet të ketë TV e vetë, shërbimin e vet.
 
Për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në cdo vend normal dhe shtet demokratik, që ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit është koha që të bëhet edhe në Shqipëri.
 
Si në cdo vend nuk është nevoja për gjithë këto kamera në Kuvend, këtu mjafton një regji TV e Kuvendit dhe kjo regji u jep akses të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojë të plotë të pjesshëm cdo veprimtari të Kuvendi.
 
Ligji që i imponon TVSH dhënien falas, është thjeshtë një adoptim në kushtet e demokracisë. Kërkesa e TVSH për ta shitur apo dhënien e sinjalit me logon e TVSH faktikisht i takon të shkuarës, pasi asnjë TV qoftë publik apo privat nuk mund të ketë ekskluzivitet.
 
Kjo është e thjeshtë, mjafton që Kuvendi të marrë nga TV publik përsa kohë i duhet për të ngritur infrastrukturës sa të rrinë gjithë këta operatorë më kamera në krah, sikur e merr ERTV dhe e jep falas'' deklaroi Rama.


Pas fjalës së Ramës, Ruci u shpreh se do të marrim parasysh propozimin.

Vasili: Jemi kthyer në 1997
Për monopolizimin e sinjalit nga TVSH ka reaguar edhe Petrit Vasili, i cili e cilësoi si atentat dhe rikthim në 1997.
 
Është në rrugën e asfiksimit të parlamentit, të kthimit të një tempulli pa gojë. Atentati më i madh që i është komunikimit me qytetarët, errësimi i fjalës për mediat shumë të rëndësishme të tjera shqiptare, pasi po të jetë për këtë qeveri ne jemi shumë të lumtur, por jemi kthyer në 1997, kemi pasur TVSH dhe një qeveri.
 
Tani erdhi edhe koha e një medie të vetme, kapja dhe organizimi i tij janë komente të tepërta. Pasi i quajti mediat kazan erdhi edhe disa t’u mbyllë gojën. Publiku duhet të përgatitet për një qëndrim të ri të ashpër. TVSH është e kontrolluar nga qeveria
” deklaroi ai. 



Berisha: Dënoj aktin, Rama xhelat i fjalës së lirë
Për skandalin ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama.
 
Ndërprerja e sinjalit për mediat, që kanë përcjellë ditë e natë përbën një atentat ndaj fjalës së lirë. Është vepër e Edi Ramës.
 
I bëj thirrje të abrovojë vendimin, ky është një akt prej xhelati të fjalës së lirë. Një dhunim i madh i së drejtës së informacionit. Dënoj këtë akt me asnjë lloj standardi të një vendi të lirë. Mediat të konsiderojnë black-out total të qeverisë
” deklaroi ai. 



Akuzat e Berishës në Kuvend për drejtorin e TVSH
Ndërsa brenda në sallën e Kuvendit, Berisha deklari se “Gëllçi i zi me urdhër të njeriut që ka alergji, tmerr, frikë nga fjala dhe vota e lirë neobllokmeni Edvin Kristaq Rama ka ndërprerë sinjalin të gjitha mediave të tjera në mënyrë që të bllokojë komunikimin, të bllokojë komunikimin e shqiptarëve në maksimum në sallën e parlamentit.
 
Është dëshmi e dëshpërimit dhe unë kërkoj zoti kryetar të të drejtës së televizioneve që kanë respektuar këtë parlament.
 
Ata gazetarë kanë ndenjur aty ditë e natë me ne duke përcjellë punimet e tij dhe ju tani i përzini nëpërmjet Gëllçit të zi një narko-drejtori famoz që u sjell nga Bostoni apo ku ishte vetëm për qëllime të botës së krimit dhe censurës
”.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësisishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësisishme ta konsumoni