'Tërhoqi vëzhguesit'/ Veliaj-Bashës: I gënjeu Voltana, por unë i sqarova, Këshilli i Europës të dielën në Shqipëri

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që kërkon një mandat të dytë në 30 Qershor i është përgjigjur kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili u shpreh sot se Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit për zgjedhjet. Veliaj thotë se ata që janë tërhequr janë një nga 40 organizatat dhe kjo sipas tij nuk është Këshilli i Evropës, por një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore.

Tani që kanë mbaruar komplet, tani që janë komplet të falimentuar, që i ka plasur sherri, Saliut me Lulin, tani që i ka plasur sherri Lulit me kryetarët e bashkive që i mori në qafë dhe që për tre ditë do i nxjerrë të gjithë në rrugë, tani që po shpërbëhen, që u kanë dalë parti të tjera, tani që s’u bindet më njeri se përfundon në burg dhe pastaj s’del nga Shqipëria po preku zgjedhjet, tani që ka prekur fundin mendoi që t’ia fuste edhe një rrenë tjetër dhe sot e pashë Lul Bashën dhe tha: Nuk do ketë vëzhgues të huaj dhe në një moment mendova që hunda po i rritej aq shumë, thashë do na thyejë televizorin duke iu rritur hunda se po shtoheshin rrenat. Raporti i fundit nga KQZ është që deri më sot janë 40 organizata të huaja dhe 900 vëzhgues në total me të gjithë stafet mbështetëse që do të vëzhgojnë zgjedhjet në Shqipëri dhe jam i bindur që nesër do të kalojnë mbi 1000.

Po çfarë kishte ndodhur? Ishte një organizatë, pra një nga 40 organizatat e cila thoshte që kemi marrë raportime për dhunë. Kjo organizata nuk është Këshilli i Evropës, është një trupë vullnetare brenda Këshillit të Evropës, që quhet Kongresi i Autoriteteve Vendore. Nga e di unë këtë? Se unë si kryetar i bashkive të Shqipërisë jam përfaqësues i Shqipërisë në këtë Kongres, por Luli s’ka si ta dijë këtë se kur ishte kryetar bashkie, jo që s’dinte ku binte Kongresi, nuk dinte ku binte Sahati, shkolla, ku binte kopshti, çerdhja.

Çfarë ndodhi? Duke qenë se pjesë e delegacionit që kryesoj unë në Kongresin e Këshillit të Evropës, pra në këtë trupë, brenda një institucioni që ka disa organizma kishin marrë gjithashtu informacion nga Voltana dhe kur marrin informacion nga bashkiakë të tjerë që thonë: Ne këtu ju presim me zjarr, ju presim me gurë, ju qëllojmë me fishekzjarrë, ata thanë, dy duar për një kokë, nëse kjo e çmenduara të vret, pse të shkojmë? Pasi fola me përfaqësuesit e Kongresit dhe pasi u thashë që ne shqiptarët nuk jemi të dhunshëm, një grup i vogël kryetarësh bashkie që djegin shkolla nuk përfaqëson bujarinë dhe mikpritjen shqiptare, edhe Kongresi i Këshillit të Evropës do të jetë këtë fundjavë në Tiranë për të vëzhguar zgjedhjet” tha Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik