Basha: Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit për zgjedhjet! Rama: Sajo artist sajo (Ja si qëndron e vërteta)

Kryedemokrati Lulzim Basha ka rezervuar një dalje publike të posaçme për vendimin e tërheqjes së disa vëzhguesve për zgjedhjet e 30 qershorit. Edhe pse bëhet fjalë për Kongresin e autoriteteve vendore te keshilli i Europes dhe jo për ndonje organizmi që ka lidhje me BE, për Bashën ky është një tregues që 30 qershori nuk njihet nga ndërkombëtarët si ditë zgjedhjesh. Ai ka ripërsëritur se nuk do të ketë zgjedhje këtë fundjavë, pasi 30 qershori nuk është kushtetues si datë, ndonëse Kolegji Zgjedhor e ka legjitimuar atë.

"Sot bota perëndimore dha sinjalin e parë, të qartë dhe të prerë, se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Vendimi i Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 Qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri.

 Për herë të parë nga rënia e komunizmit, Këshilli i Europës ka vendosur të mos dërgojë Delegacion Vëzhgues për zgjedhjet, pavarësisht ftesës që i ka bërë Qeveria shqiptare. Këtë vendim Këshilli i Europës e ka marrë jo sepse ia ka kërkuar opozita, por sepse 30 Qershori nuk është ligjërisht ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Ky është një vendim qartësisht politik sepse është një tërheqje që Këshilli i Europës nuk e ka bërë as për zgjedhje të zhvilluara në zona konfliktesh të armatosura apo konflikti civil nga Ukraina në Gjeorgji nga Armenia dhe Azerbajxhani apo edhe gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni. Duhet të mbahet parasysh se Këshilli i Europës është institucioni kryesor i monitorimit të zgjedhjeve vendore në Europë. Tërheqja e Këshillit të Europës, institucionit kryesor europian të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe demokracisë, është distancim i qartë nga votimet farsë një-partiake, anti-demokratike dhe anti-kushtetuese që kërkon të bëjë Edi Rama", tha Basha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shkruan se e gjithë deklarata e Bashës se Këshilli i Europës tërhoqi vëzhguesit për zgjedhjet e 30 qershorit, është një sajesë.

"Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë,s’zhgënjen asnjë ditë o Njish. Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Evropës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh?Apo rrena tjetër gati", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Rama në Twitter

 

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, njëra nga shumë organizatat që janë pjesë e KiE-së dhe që nuk ka lidhje me BE-në, ka sqaruar vendimin se përse nuk do të sjellë vëzhgues në Shqipëri. Selia e kësaj organizate, pjesë e së cilës është edhe Voltana Ademi, ndodhet në Francë, ndërsa sqaron se nuk sjell vëzhgues për shkak të pasigurisë dhe faktit se 30 nga 61 bashki nuk kanë kandidatë rivalë. Në reagim organizata nuk komenton aspak ligjshmërinë e zgjedhjeve dhe vendimin për zhvillimin e tyre.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli ecen vete: 26/06/2019 18:12

    Puuuu...cfare oportunisti eshte ky Luli!!! Mos valle e keni shatazhuar ju Keshillin, se dukeshin ne foto si te zbehur? O Luli, po lexoje mire se cfare thone o analfabet! Thone se u tremben nga rrumuja qe po beni ju dhe nga pasiguria qe po krijoni ju me delklarata per vellavrasje. GJITHESI: Po sa ku...ve eshte kjo Evropa ne pergjithesi, qe nuk e mbajti kurre nje qendrim burreror? Nga nje ane ta jep e nga tjetra ta merr. Me kete vendim i jep shkas atyre qe duan te kacavirren ne pasqyra qe te bejne rrumuje. Kritikoj edhe Ramen qe duhet te jete me i eger me vandalet e PD-se e te fuse ne mbrojtje te shtetit qofte edhe ushtrine. O ben shtet kesaj rradhe duke votuar patjeter sic e parashikon kushtetuta ose per 30 vitet e arshme do te jemi ne vitin zero. FP

    Përgjigju
  • Hinglateri: 26/06/2019 16:22

    Hapi pak shalet o Lylqim

    Përgjigju
  • Artisti: 26/06/2019 15:49

    Ore Basha mund te kete te nje mije te zezat por eshte fakt i konfirmuar qe Keshilli i Evropes nuk dote dergoje nje delegacion per monitorimin e zgjedhjeve, e cila perben nje kembane alarmi per demokracine ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Mashkullori: 26/06/2019 15:46

    Ja aresyeja e vertet e terheqjes te vezhguesve prej KiE-se: ----Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.... Sikurse shihet nuk jane shkaku zgjedhjet te paligjeshme,sepse ne asnje fjale nuk permendet kjo,por eshte "FRIKA" qe ka mbjelle PD dhe LSI tek KiE-se,per sigruine e njerezve te saj per shkak te sjelljeve kriminale ne protestat dhe deklaratat e PD-se dhe LSI-se ne disa zona te vendit… Prandaj populli duhet te vere mend dhe te mos besoje fjalet e Lulush genjeshtarit,por te'i referohet origjinalit qe ben deklaratat...

    Përgjigju
  • HALLVAXHI REXHEP LEKA [ KEPI ]: 26/06/2019 15:15

    O Edi Rama po ku ka turp lyli lyli sa zgjohet vetëm gërthet kapeni hajdutin kapeni. Po lyl kok ngjymi haron që është kryehajdut . E çfar me prit mo nga lyli. Digjoni mua HALLVAXHI REXHEP LEKËN [ KEPI ] MOS U MERNI ME LYLIN.

    Përgjigju
  • DREJTOR KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 26/06/2019 15:10

    O LYL KOK NGJYMI VAZHDO BJER RAKUT TI SE ME NJË BRIM I BI TI O LYLI KOK MAVI. ÇFAR DO BOSH TANI QË DO TË IKIN DHE BASHKIT DO DALËSH DO PROTESTOSH ME NERITAN CEKËN APO ME MARK MARKUN TARALLAKUN. A MOR LYL QË JE I MARU KOMPLET PA TRU.

    Përgjigju
    • Vucicdoli: 26/06/2019 16:28

      Ai nuk u denua per 4 vrasjet,dhe do denohet per rrena

    • Sorge: 26/06/2019 16:15

      Nese eshte sajes e lulit duhet te arrestohet per lajm te rreme

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë