Një tërmet me magnitudë 5 goditi qytetin jugor spanjoll të Granadës në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Autoritetet rajonale thanë se janë dëmtuar shtëpi dhe automjete, por deri tani nuk raportohen persona të lënduar. Shërbimet e emergjencës shpëtuan disa prej tyre nga ndërtesat e dëmtuara.
Tërmeti goditi zonën metropolitane të Alhendín pak pas orës 1:00 të mëngjesit të së dielës.
Antonio Sanz Cabello, nënkryetar i qeverisë rajonale të Andaluzisë, tha në një postim në X të shtunën se autoritetet kishin shpallur gjendjen e emergjencës.
“Nëse ndodheni në Granada, keni ndier tërmetin, jeni mirë dhe banesa juaj nuk ka dëmtime, qëndroni të qetë dhe shmangni hyrjet dhe daljet e panevojshme nga ndërtesat”, tha ai. “Në rrugë, qëndroni larg fasadave, kornizave të çative, ballkoneve, mureve dhe elementeve të tjera që mund të bien”, përfundon postimi.










Komente
Komento