Një ‘re’ shiu në mes të Tiranës është ideja fituese e konkursit ndërkombëtar që do të zërë vendit e godinës së ‘Tajvanit’ në ‘Parkun Rinia', që do të quhet 'Tirana Fountain Plaza.' 

Uji është një element kryesor që e bën të duket sikur bie ‘shi’ vazhdimisht apo varet si ujëvarë nga pika të caktuara. ‘Ishuj’ të vegjël gjenden mes gjelbërimit duke ofruar mundësi për t’u çlodhur, ndërsa do të ketë edhe hapësira të dedikuara leximi.

Në ambientet e sipërme ruhet pjesa e restoranteve dhe bar kafeve që janë identitare për godinën pasi prej kohësh ka shërbyer si një pikë e rëndësishme takimi për njerëzit.

E njëjta ide ruhet edhe në rrafshin e saj, që mbetet gjithashtu një mjedis argëtimi edhe për fëmijët.

Për kryeministrin Rama, ky projekt i ideuar nga studioja daneze BIG - Bjarke Ingels Group, i shton një shëmbëlltyrë arkitektonike “kryeqytetit të Europës së Ballkanit.”

“Ja projekti fitues i Konkursit Ndërkombëtar, për godinën që do të zëvendësojë “Taiëanin” e Parkut Rinia, duke rritur edhe sasinë e gjelbërimit e të ujit në park dhe duke i shtuar një tjetër shëmbëlltyrë arkitektonike të nivelit më të lartë europian, kryeqytetit të Europës së Ballkanit”, shkruan Rama.