Tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter në ishujt Salomon

/ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi sot brigjet e ishujve Salomon, në Oqeanin Paqësor, njoftoi Instituti amerikan i Gjeologjisë (USGS), megjithëse nuk raportohet për mundësinë e ndonjë tsunami në Paqësor.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 214 kilometra në perëndim të qytetit të Latas dhe rreth 460 kilometra nga Honiara, kryeqendra e këtij arkipelagu, sipas USGS-së.
"Bazuar në të gjithë të dhënat në dispozicion, një tsunami shkatërrues në drejtim të Paqësorit nuk është parashikuar", bëri të ditur një njoftim i Qendrës për parandalimin e tsunamit në Paqësor.
Ishujt Salomon shtrihen tek zona e Unazës së zjarrit në Oqeanin Paqësor, zonë ku takohen pllakat tektonike me aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve