Një tërmet që ka rënë sot në veriperëndim të Kinës ka shkaktuar vdekjen e të paktën një personi dhe ka plagosur katër të tjerë.

Tërmeti me magnitudë 6.3 goditi provincën Qinghai, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Numri i plotë e viktimave dhe dëmeve mbetet ende e paqartë. Ekipet e shpëtimit, të shoqëruara edhe nga qen kërkimi, janë dërguar në zonën malore të prefekturës Haixi në pllajën tibetiane. Sipas një raporti të mediave shtetërore, lartësia mesatare në zonën përreth epiqendrës së tërmetit është mbi 4,000 metra mbi nivelin e detit.