Ishte ora 19:09 e mbrëmjes së të premtes në Lima të Perusë, kur lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në Ande u ndien me forcë edhe në kryeqytet.
Pamjet që vijnë nga Peruja e largët tregojnë momentin kur qetësia e një lagjeje të varfër të kryeqytetit thyhet nga britmat e njerëzve të lemerisur, të cilët dalin me vrap nga shtëpitë, në përpjekje për të gjetur një vend të sigurt.
Tërmeti me magnitudë 6.7 u regjistrua në një thellësi prej 129 kilometrash, me epiqendër në rajonin e Junínit, por lëkundjet u ndien në një pjesë të madhe të vendit.
Frika kaploi edhe Kongresin e Perusë, ku deputetët ndërprenë punimet dhe u larguan nga ndërtesa.
Megjithëse lëkundjet shkaktuan panik, sipas raportimeve të para nuk ka viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Autoritetet përjashtuan gjithashtu rrezikun e një cunami.
Lajmi kryesor:
Tërmet me magnitudë 6.7 në Peru, panik në Lima! Asnjë viktimë, dëme në zona të banuara (VIDEO)











