'Tërmet' mes Presidencës dhe Xhaçkës...Meta dekreton sot ligin për 'Mbrotjen Civile' dhe e boton me datën e djeshme! /VIDEO

'Tërmet' mes Presidencës dhe Xhaçkës...Meta dekreton sot ligin për 'Mbrotjen Civile' dhe e boton me datën e djeshme!  /VIDEO

TIRANE - Presidenca i ka kthyer një përgjigje ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka duke thënë se ligji për Mbrojtjen Civile është dekretuar. Por në Fakt Shqiptarja.com bëri një verifikim në faqen zyrtare të Presidencës, dhe nga dita e seancës së fundit plenare, që ishte të enjten më 18 korrik, dhe deri më sot, nuk është shpallur asnjë dekret për ligjin për "Mbrotjen Civile". Edhe nga burime nga Kuvendi i Shqipërisë mësohet se nuk ka mbërritur asnjë dekret i tillë.

Ishte zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, që përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ligji është dekretuar brenda afateve ligjore. Por në fakt, ligji u dekretuar 1 orë e gjysmë nga letra e ministres Xhaçka, duke u botuar më tej edhe në faqen zyrtare të Presidencës. Vetëm se për "kamuflim", ligji është botuar me datën e djeshme. 30 korrik.

Kjo është një video nga faqja e presidencës që tregon se kur ministra Xhaçka i kërkoi presidentit të dekretojë ligjin e Mbrojtjes Civile, ai nuk figuronte në listën e ligjeve të dekretuar nga Presidenca.

Faqja e presidencës, asnjë dekret për 'Mbrojtjen Civile'

"Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot "zëdhënësen" e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin "Për Mbrojtjen Civile" bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!", shkruan zëdhënësi i Metës në rrjetet sociale.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ktheu sot përgjigje Presidentit Ilir Meta, për letrën ku ai shprehte shqetësim nga një tërmet apokaliptik që mund të godiste Ballkanin, referuar citimit të një sizmiologu grek. Ishte vetë sizmiologu grek që mohoi gjithcka në një rrëfim ekskluziv për Shqiptarja.com kur tha se deklaratat që Presidenti shqiptar i referohet, janë në portale që kanë prodhuar lajme Fake. Xhaçka i dha informacion të plotë për shqetësimin mbi tërmetet, por i kujtoi presidentit Meta se ka në tryzë ligjin për Mborjtjen Civile "të cilin nëse realisht i intereson vendi, duhet ta dekretojë".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pandehuri Meta: 31/07/2019 12:35

    President karagjoz....pa as më të voglin koncept e respekt per shtetin. I rrethuar edhe të paaftë por b....lëpirës

    Përgjigju
    • O tej: 31/07/2019 13:43

      Po Monqia e pyet ketburraq? Ben

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm