Lëkundje sizmike janë resgjistruar pak momente më parë mes Lushnjës dhe Elbasanit.

Raportohet se lëkundjet e tërmetit kanë qenë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter, ndërsa kanë pasur thellësi prej 13 kilometrash.

Po ashtu bëhet e ditur se lëkundjet janë regjistruar 7 kilometra në veri-perëndim të Lushnjes dhe 31 kilometra në jug-perëndim të Elbasanit.

Më lehtë lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të tjera të Shqipërisë, pavarësisht se epiqendra ka qenë mes Lushnjës dhe Elbasanit.