Shqipëria vijon që të lëkundet nga tërmeti, edhe pse me magnitudë të vogël. Gjatë orëve të para të ditës së sotme IGJEUM ka regjistruar tre lëkundje.
Ndryshe nga një javë më parë që kishte disa lëkundje në Gjirin e Lalzit dhe Jug, këtë herë ka pasur një zhvendosje, pasi lëkundjet janë regjistruar edhe në Korçë dhe Fushë Krujë.
Lëkundjet janë regjistruar në orën 02:10:59 në Manëz 1.8 ballë, 02:37:55 në Fushë Krujë 2.3 ballë dhe 03:37:43 në Korçë 2 ballë. Lëkundje të tilla kanë qenë pa rrezik, pasi nuk është shënuar asnjë dëmtim.
Lëkundjet në Korçe, Fushe Kruje dhe Durres
Komento