Në nisje të “Modelit Kombëtar të Mburojës së Rrezikut”, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se ndërtesat e reja nuk do të jenë më shumë se tre ose katër kate të larta.
Modeli u lançua për ndërtimin e shtëpive të reja të banimit pas tërmeteve shkatërruese në jug të vendit me rreth 50 mijë viktima.
Sipas Erdogan, qëllimi i takimit ishte formimi i bazës intelektuale për modelin, ku shtoi se duke krijuar këtë qasje, të gjitha rreziqet duhet të merrn parasysh pas fatkeqësisë me të cilën po përballet vendi.
Erdogan ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj në 11 provincat e goditura nga tërmetet. Ky rajon është duke u përballur me pasgoditje të vazhdueshme tërmeti.
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë më herët gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën prej 50.000, mbi 44 mijë persona në Turqi, kurse në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është rreth 6 mijë viktima.
Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke të fatkeqësive natyrore, janë regjistruar afro 10 mijë pasgoditje. Pothuajse 530.000 persona janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. 1.5 milion njerëz kanë mbetur të pastrehë, ndërsa mbi 160.000 ndërtesa me 520.000 apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
69.6%
-
JO
23.3%
-
NUK E DI
7.1%
Vota total: 2093
Lajme të tjera
-
Shpërthim në një fabrikë raketash në Turqi, humbin jetën 5 persona (VIDEO)
10 Qershor, 11:03
-
'Na duhet zemër dhe mendje', Inzaghi para finales së Champions: City skuadra më e fortë në botë, kemi shanse
9 Qershor, 16:32
-
Për herë të parë, Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore në Turqi
9 Qershor, 12:37
-
Në 12 qershor nisin bisedimet për anëtarësimin e Suedisë në NATO, Stoltenberg: Marrëveshja u dakordësua me Erdoganin
4 Qershor, 17:13
-
Erdogan bën thirrje për unitet, ndërsa fillon mandatin e ri
4 Qershor, 08:43
-
Recep Tayyip Erdogan bën betimin si President i Turqisë pas rizgjedhjes
3 Qershor, 15:19
-
Sezoni turistik i verës: Çmimet më të ulëta në Shqipëri dhe në Turqi
3 Qershor, 14:29
-
Tensionet në veri, Kurti: Situata drejt normalizimit, presioni të bëhet ndaj Beogradit jo Prishtinës! Turqia planifikon dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
3 Qershor, 13:15
-
Si ka mbajtur presidenti i Turqisë Erdogan një kontroll të ngushtë mbi pushtetin në vend
2 Qershor, 22:12
-
Prag tragjedie/ Tifozët e Galatasaray e sulmojnë, ultrasi kundërshtar del me shpatë nga makina (VIDEO)
31 Maj, 16:48
-
Korri sërish fitore në Turqi, fjalimi i parë i Erdogan pas zgjedhjeve: Triumfoi demokracia, do rizgjidhim marrëdhëniet me vendet mike! Ja plani ynë
31 Maj, 13:09
-
Lira turke shënon rënie të madhe pas fitores së presidentit Erdogan
29 Maj, 17:44