Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Italinë qendrore ndërsa bilanci i viktimave rritet kohë pas kohe. Deri më tani janë regjistruar 291 të vdekur dhe 238 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Mbrojtja civile bën me dije se 207 viktima janë regjistruar në Amatrice, 49 në Arquata dhe 11 në Accumoli, tre zonat më të goditura nga tërmeti katastrofik i 24 gushtit.
Ditën e nesërme pritet të zhvillohet në Ascoli Piceno ceremonia e lamtumirës për viktimat ku pritet të jetë i pranishëm Presidenti i Italisë, Serxhio Mattarella dhe kryeministri Renzi. Ndërkohë mediat italiane konfirmojnë se 27 gushti u shpall ditë zie kombëtare.
Ndërkohë numri i të plagosurve nga tërmetet arrin në mbi 400 persona.
Toka vijon të dridhet pasi lëkundjet sizmike nuk kanë të ndalur në Italinë qendrore. Gjatë natës së sotme janë shënuar 40 lëkundje më e forta me magnitudë 4.8 i shkallës rihter u regjistrua në orën 6 e 28 minuta në zonën e Rieti dhe Amatrice.
Sikurse një natë më parë kërkimet vijojnë pa u ndalur me makineri apo edhe duke kërkuar më duar nën gërmadha.
Ndonëse shpresat për të gjetur persona të gjallë shuhen ora orës, kërkimet nën rrënoja vijojnë pa u ndalur. Bashkë me ekipet e shpëtimit janë bashkuar vullnetarë të shumtë të cilët janë shprehur të gatshëm t'u vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Ndërkohë qeveria italiane ka miratuar 50 milionë euro të cilat do tu vijnë në ndihmë qyteteve të shkatërruara Minsitri i mjedisit u shpreh se kjo shumë do të jetë në dispozicion për ndërhyrjet emergjente. Një ditë më parë kryeministri Renzi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa siguroi se rindërtimi i qytezave do të jetë prioritet.
Ndërsa prokuroria e Rietit ka hapur hetimin duke u bazuar në hipotezën e fatkeqësisë natyrore. Por ajo çka pritet të hape debate në ditët në vijim është fakti sesi ndërtesat e restauruara kohët e fundit nuk arritën t'u mbijetonin lëkundjeve sizmike.
(Arkivolët me viktimat e tërmetit)Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.3%
-
Mjaftueshëm
29.2%
-
S'kam mendim
7.4%
Vota total: 1235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Murtaja afrikane, Veterinaria bllokon automjetet që transportojnë derra në tregun e Milotit dhe të Vaut të Dejës
8 Janar, 17:08
-
Basha: Premtimi i Ramës për energjinë si 12 vite më parë, mashtrimi i radhës për votën e 11 Majit!
8 Janar, 17:00
-
Austri/ Schallenberg caktohet kancelar i përkohshëm
8 Janar, 16:55
-
Mbron zemrën dhe ul kolesterolin, njihuni me përfitimet shëndetësore të portokallit
8 Janar, 16:49
-
Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetën nga miokardi akut
8 Janar, 16:40
-
‘U luftua korrupsioni!’ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit! Do identifikohen kufizimet që pengojnë rritjen ekonomike
8 Janar, 16:39
-
Gaza/ Izraeli sulmon me avionë, 29 të vrarë, mes tyre 1 foshnje! Komandanti i IDF: Do detyrojmë Hamasin të lirojë pengje! Pritet vizita e të dërguarit special të Trump
8 Janar, 16:38
-
Altin Joka: Çfarë është sindroma e vezoreve policistike dhe si mund të kurohet me anë të ushqimeve që konsumojmë
8 Janar, 16:32
-
Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?
8 Janar, 16:24
-
'Në kërkim të emigrantëve', aleatët e PD: Opozita duhet të organizohet! Të jemi në një 'front' për diasporën
8 Janar, 16:23
-
Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj
8 Janar, 16:18
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Trafiku, rrethi vicioz prej të cilit Tirana nuk ka shpëtim! As Unaza e Madhe nuk ofron zgjidhje
8 Janar, 16:18