Tre kopshte, 10 shkolla 9 vjeçare, dy shkolla të bashkuara dhe një gjimnaz kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit në rrethin e Krujës. Edhe pse kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti ende nuk është marrë një vendim se si do të veprohet me këto objekte, nëse do të shemben dhe do ndërtohen të reja apo do të riparohen, pasi shkalla e dëmtimit është e ndryshme.
Mësimi në këtë zonë vijon me dy turne në godinat e shkollave të cilat nuk u prekën nga tërmeti. Dy nga 13 shkollat janë shembur totalisht, si ajo e Bubqit dhe e Thumanës.
Drini Masha shefi i zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Krujës thotë se pasi të përfundojnë faza e vlerësimit të thelluar pritet që rindërtimi i shkollave të nisë në muajt maj-qershor të këtij viti, në mënyrë që viti i ardhshëm shkollor të vijojë normalisht.
"Sigurisht që kjo është një gjendje emergjente dhe do kohë, këtë vit mësimi do vijojë me dy turne dhe shpresoj që rindërtimi të nisë në muajt maj dhe qershor në mënyrë që viti i ardhshëm shkollor të vijojë normalisht", tha Drini Masha, zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Krujë.
Më e prekura nga tërmeti është zona e Bilait ku të gjitha shkollat janë mbyllur për shkak të dëmtimeve, madje shkolla e mesme e bashkuar Bubq u shemb nga ana e INUK pasi ishte shpallur objekt i pabanueshëm.
Transporti i nxënësve kryhet me furgona ose autobusë nga venbanimi i tyre në shkollat më të afërta dhe subvencionohet nga bashkia e Krujës e cila i kalon prindërve një shumë prej 1600 lekësh çdo muaj.
"Për shkollat dhe vlerësimi është më i kujdesshëm, për arsye sigurinë është vendosur të mos zhvillohet procesi mësimor në këto shkolla që kanë dëme të ndryshme. Për nxënësit është bërë transporti për në shkollën më të afërt për të cilën i është mbuluar edhe transporti", tha Drini Masha, zyra e Marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë Krujë.
Krahas 13 shkollave në rrethin e Krujës u dëmtuan dhe 4500 banesa nga tërmeti.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7971
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
16 Nëntor, 07:23
-
Tonin Vocaj ikën nga posti i drejtorit të policisë së Tiranës, letër falenderimi efektivëve: Stabilizuam sigurinë në Krujë! Kultivimi i kanabisit gati inegzistent në Tiranë
14 Nëntor, 14:29
-
‘Situatë dramatike’: Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore
14 Nëntor, 08:23
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor, 08:17
-
Krujë/ Shpërthim gjatë natës në hyrje të pazarit! Autorët hedhin në erë bankomatin me eksploziv, në ikje hedhin kunja në rrugë për shpimin e gomave të mjeteve
12 Nëntor, 09:50
-
Të shtëna me armë zjarri në Krujë, policia në kërkim të autorit
4 Nëntor, 14:02
-
Krujë/ Vetura merr përpara kopenë me dele në Borizanë, ngordhin rreth 15 kokë! Dëmi 3 mijë euro, Policia nis hetimet (VIDEO)
3 Nëntor, 18:27
-
Fisi Rraja sërish sherr në Fushë-Krujë, në kërkim Flamur Rraja dhe i biri! Vëllai i ish-deputetit të PS dhunoi të riun për një kanal (FOTO)
26 Tetor, 20:37
-
Aksident në aksin e ri Thumanë-Kashar! Përplasen 3 makina, humb jetën 65-vjeçari! Shkak i përplasjes dyshohet punimet e firmës ‘Gener 2’
4 Tetor, 08:35
-
Krujë, shpërthen lëndë plasëse tek dera e banesës
3 Tetor, 09:07
-
Pas protestave për aksin Thumanë-Kashar, qeveria dakordësi me banorët! Drejtuesi demokrat në Krujë: Do të kenë hyrje dhe dalje në zonat e tyre
11 Shtator, 19:52