Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 ballë i shkallës rihter ka goditur këtë të premte Alaskën Jugore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë një tsunam në zonën e Cook Inlet. Tërmeti goditi në jug të Point MacKenzie-t në Alaskë, me një epiqendër prej shtatë miljesh ose 11.4 kilometra nga qyteti Anchorage. Kështu njoftoi shërbimi Gjeologjik amerikan dhe thellësia e forcës goditëse të tij u llogarit në 43 km.
Fillimisht u raportua nga shërbimi kombëtar i motit se nuk ka asnjë rrezik për Tsunam, por disa minuta më vonë agjencia raportoi në “Twitter” se ka paralajmëruar Cook Inlet-in,i cili lidh qytetin Anchorage me Gjirin e Alaskës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme në njerëz, por fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se tërmeti ka lënë pasoja në rrugë si dhe në godinat e disa shkollave në këtë zonë.
Një pjesë e rrugëve janë zhytur poshtë dhe frika sa vjen e shtohet tek qytetarët e këtyre zonave. Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa gjasat për një tsunam sa vijnë e shtohen.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
/r.k./Shqiptarja.com
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)