Tërmeti apokaliptik, Meta: S'doja që letra të bëhej publike, ia çova qeverisë ta verifikonte

Presidenti Meta në konferencën për mediat, iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me paralajmërimin për një tërmet apokaliptik. Ai tha se letrën ia çoi qeverisë të që të bënte verifikimet dhe të merrte masat, por në fakt ky është një fenomen natyror që nuk mund të parashikohet.

"Besoj se kjo cështje është sqaruar në mënyrë të qartë dhe të ndershme, nuk e kam shpërndarë këtë lajm për ju.

Lajmet që kanë dalë në Greqi, te BBC, por edhe këtu në Shqipëri në media, e kam marrë në konsideratë, nuk ia kam përcjellë medias, por përgjegjësve të qeverisë që ta ndjekin, pasi ata i kanë në varësi institucionet e tjera shkencore dhe emergjencat civile në mënyrë që ta verifikojnë dhe të marrin masat parandaluese.

Ju e dini se kush e ka nxjerrë letrën time. Kjo është edhe një nga detyrat e presidentit si kryetar i këshillit të sigurisë kombëtare" tha ai.


Lajmi kryesor:

Meta: Kushtetuesja s'mund ta legjitimojë 30 Qershorin, gati të lë zyrën, por me një kusht, të emërohet Mejdani


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë