‘Tërmeti’ BKH/ 60 hetuesit e FBI-së shqiptare do hapin dyert e çdo zyre shtetërore, akses në çdo dosje dhe sistem informacioni

‘Tërmeti’ BKH/ 60 hetuesit e FBI-së shqiptare do hapin dyert e çdo zyre shtetërore, akses në çdo dosje dhe sistem informacioni

Arben Kraja dhe Aida Hajnaj

Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajna dhe kreu i SPAK Arben Kraja, në bashkëpunim me një komision me përfaqësues të drejtësisë penale të SHBA-BE, do të nisin këtë vjeshtë procesin e përzgjedhjes dhe të rekrutimit të 60 hetuesve të FBI-së shqiptare, e cila do të përgatisë dosjes e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet për llogari të SPAK, për t’u referuar më pas në Gjykatën Speciale. Po çfarë do të ndodhë pas konstituimit të Byrosë së Hetimit me 60 hetues? Të gjithë krerët e institucioneve të shtetit shqiptar janë të detyruar me ligj të hapin dyert e zyrave për hetuesit e FBI-së shqiptare, kur hetuesit kërkojnë të mbledhin prova për hetimin e korrupsionit apo krimit të organizuar.

60 hetuesit kanë akses të drejtpërdrejtë në sistemet e informacionit, dosjet dhe të gjitha të dhënat e administruara nga degët e shtetit shqiptar, përfshirë çdo drejtori dhe nëndegë të saj, në kuadër të hetimit të veprave penale në kompetencë të SPAK. Organet shtetërore kanë detyrim t’u japin hetuesve çdo informacion brenda 24 orëve dhe kur ekziston baza e të dhënave, t’u japin akses të drejtpërdrejtë. Hyrja e hetuesve të Byrosë së Hetimit nëpër institucionet shqiptare bëhet me një kërkesë me shkrim nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme drejtuar titullarit të institucionit shtetëror. Pas kësaj kërkese, hetuesit e Byrosë kanë akset deri në 6 muaj me radhë dhe nëse hetimet zgjasin, kreu i SPAK duhet të bëjë një tjetër kërkesë.

Hetuesit mund të sekuestrojnë çdo dosje dhe mund të rrethojnë me shirit çdo zyrë. Aksesi i hetuesve të Byrosë kufizohet për sistemet e informacionit apo bazat e të dhënave që janë të certifikuara si sekret shtetëror. Në këto raste, hyrja do të bëhet sipas ligjeve për ruajtjen e sekreteve. Ndërkaq, sa i takon subjekteve private, këto të fundit janë të detyruara me ligj që të informojnë Byronë e Hetimit nëse kanë dijeni për të dhënë për vepra penale të krimit dhe korrupsionit. I njëjti detyrim vlen edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Një nen i veçantë në ligjin për SPAK është parashikuar vetëm për Drejtorinë e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila është e detyruar të informojë për rastet e pastrimit të parave në çdo nivel. Nëse e kërkon SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave vë në dispozicion të gjitha të dhënat që disponon mbi transaksionet e personave të dyshuar për pastrim parash. Të gjitha të dhënat dhe materialet që mblidhen nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit kalojnë në një sektor të posaçëm në SPAK, i quajtur Sektori i Dokumentacionit, i cili krijon dhe mban një bazë të dhënash që shërben si burim informacioni në procedimet penale.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore. Oficerët e Policisë Gjyqësore ndihmojnë në hetimet e Prokurorisë së Posaçme, që kryhen nga institucione të tjera. Ata, me urdhër të prokurorit të SPAK mund të kryejnë kontrolle të befasishme dhe arrestime. Disa javë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke iu referuar sulmeve të disa segmenteve të politikës ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, u shpreh se “Duket sikur disa po ëndërrojnë që BKH kurrë nuk do të vendoset, ata shpresojnë se drejtësia nuk do të vijë kurrë. Na vjen keq që ju zgjoi nga dremitja juaj, por ëndrra juaj nuk do të bëhet e vërtetë. Reforma në drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por është e nevojshme dhe ne duhet të ecim përpara".

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant usa: 04/09/2020 00:57

    E RENDESISHME ESHTE KJO QE DUHET TE IVESTIGOHEN TE GJITHA CESHTJET E MBYLLURA NGA PROKURORET KETU ESHTE KYCI I KORRUPSIONIT N Q S BKH E BEN KETE FITORJA E REFORMES NE DREJTESI ESHTE E SIGURTE KAM FAKTE TE SHKRUARA ME DOREN E PROKURORIT SI ESHTE SHTREMBRUAR RALITETI NGA PROKURORI DHE ME PAS MBYLLJA E PROCEDIMIT PENAL KUSHDO QE ESHTE I INTERESUAR E KAM PER MEDIAN UNE JAM I HAPUR

    Përgjigju
  • skipetari: 03/09/2020 22:17

    keta po keta. merre me leng

    Përgjigju
  • Pjeter: 03/09/2020 21:07

    Ne Amerike kur nje krim hyn ne kompetenzat juridikdionale te FBI-se,Ata marrin ne dore situaten,dhe askush nuk mund ti pengoje,sepse inkriminohen rende,per pengim te hetimeve dhe drejtesise,jane akuza te renda dhe denohesh tende.Ne Shqiperi cila eshte masa e denimit per ate qe pengon hetimet e BKH-se? Do ishte mire qe ne artikull te shpjegohej mire,sepse detyrime ka edhe sot,por eshte aplikimi i ligjit qe le per te deshiruar.Dua te shoh ne qofte se Sali Berisha thirret per ty pyetur,dhe nuk pranon te shkoje ne zyrat e BKH-se,ose me keq si ka bere edhe me pare,muk i pergjigjet pyetjeve dhe nuk respekton ligjin ,nen qesh ata qe hetojne,si psh,nje komision parlamentar i hetimit,eshte nje organ i parlamentit,ai bashe me te birin,tallte sumen me ate komision,duke shkelur ligjin ne menyre flagrante.Shpresoj shume,qe te mos guxoje me njeri te talle sumen me drejtesine,shpresoj qe kushdo qofte ai qe pengon drejtesine apo irganet hetimore,ashtu si ka qef te shprehet Jozi,ta kapin per zhelesh e ta flakin ne kafaz,per nje kohe te mjaftueshme, sa ti dali qefi te sfidoje drejtesine.

    Përgjigju
  • I zhgenjyeri: 03/09/2020 18:42

    Nuk esht nevoja me shkue neper zyra jane grumbull dosjet e e korrupsionit e krimit ne prokurori e gjykata qe i kan mbyll.

    Përgjigju
  • sapa: 03/09/2020 18:21

    Nuk i njeh shqiptaret ti moj zonja Kim.Popull kafenesh!Prandaj keto gjeneratat e sotme do mbesin me gisht ne goje!Qe e perkthyer do te thote:shqiptaret nuk jane dhe nuk do jene ne gjendje te bejne shtet te se drejtes.Ju mungon ajo qe eshte kryesorja:KULTURA POLITIKE.Neqoftese Enver Hoxha krijoj njeriun e ri gjate sundimit komunist ne keto 30 vjet fale drejtuesve kriminele u krijua djalli i ri shqiptar qe e tejkalon njeriun e ri te Enver Hoxhes ne cdo drejtim nga poshtersia!

    Përgjigju
  • ah moj shqypni: 03/09/2020 18:05

    boll me me rrena se na lodhet jo ata po ju gazetaret

    Përgjigju
  • Ardi: 03/09/2020 17:58

    Titull bombastik per nje nga deshtimet me te medha te drejtesise se re qe pritem ne budallenjte.

    Përgjigju
    • skipetari: 03/09/2020 23:29

      Ik o loni informohu. ka nja 2 vjet qe kane dosjen e metes e te sales aty dhe po i pine lengun. Shtetin e komandon ai qe ka lekun, jo spak lesh presh te vijne. do nderrojne kryetaret cdo 6 muaj dhe shty ye shtyjme. do fusin ndonje fakir ne burg qe ska lek te paguaje. E pe me te fundit spak kishte hetuar korrupsion me 10 mije leksha. a fanculo gjithe ketyre mafiozeve per asgje sjane

    • Loni: 03/09/2020 22:26

      Perserite ate qe tha Ardi, po nuk dhe pergjigje

    • skipetari: 03/09/2020 22:19

      O loni superdeshtimi me i madh jane. hahahahahah BBF, SPAK se ci vene ca emra si reklama

    • Loni: 03/09/2020 18:39

      Nga e di ti Ardi qe esh deshtim kur dje filloi pune?

  • Tani po: 03/09/2020 17:30

    ... nje verre ne uje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja