Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar lidhur me tërmetin e regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në vendin tonë. Nga informacionet paraprake nuk raportohet për dëme apo të lënduar.
"Sipas informacioneve paraprake, me datë 24.09.2020 ora 01:25:10 IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 km në veriperëndim të qytetit Cerrik. Nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme te ndryshme", njofton Ministria e Mbrojtjes.
Lajmi kryesor:
Tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës rihter godet Cërrikun! Ndihet në Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier! Regjistrohen disa lëkundje të tjera gjatë natës! MM: S'ka dëme e të lënduar











