Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit të mërkurën,(28 gusht), tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Sipas 'Reuters' deri më tani nuk ka të dhëna për vdekje ose dëme materiale të shkaktuara nga tërmeti.

Tërmeti ishte me qendër në Oqeanin Paqësor, 60 km në jug-jugperëndim të qytetit Salvadoran të La Libertad në një thellësi prej 33.9 km.

Banorët e zonës ku ra tërmeti kanë thënë se e ndjenë tërmetin në zonën e San Salvador, por lëkundjet janë ndjerë dhe në Guatemalën fqinje.

Agjencitë e fatkeqësive të të dy vendeve thanë se po monitoronin zhvillimet pas tërmetit dhe do të raportonin çdo dëm apo ndonjë lëndim, nëse ka ndonjë të tillë.