Haradinaj- shqiptarëve që s'janë prekur nga tërmeti: Mashtrim! S'çojmë asnjë me avion në Gjermani, mos hajdeni në Kosovë

Haradinaj- shqiptarëve që s'janë prekur nga tërmeti: Mashtrim! S'çojmë asnjë me avion në Gjermani, mos hajdeni në Kosovë

KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që nëse nuk janë prekur nga tërmeti të mos nisen drejt Kosovës.

Pas homazheve pranë shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij, Haradinaj tha se nuk është e vërtetë se nga kampi i dërgojnë me avion në Gjermani. Është mashtrim, theksoi kreu i qeverisë Kosovare.

"Iu bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në aviona dhe i çojmë në Gjermani”, tha Haradinaj.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, e ndërsa dhjetëra persona kanë mbetur në qiell të hapur. Një pjesë e këtyre banorëve janë strehuar në hotele, e ndërsa një numër i caktuar, ende nuk ka një shifër të saktë janë dërguar drejt Kosovës. Qeveria e Kosovës, por jo vetëm, qindra vullnetarë janë treguar të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë, e cila prej disa ditës është në gjendje të jashtëzakonshme.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë

SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë