Tërmeti i 26 nëntorit, PD publikon videon nga Thumana, banori: Jetoj në çadër me nënën, i marr gjysmën e pensionit për të larë kredinë (VIDEO)

Partia Demokratike vijon publikimin e denoncimeve të qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti. Këtë të hënë, ish-deputetja Oriola Pampuri ishte tek Arben Muça në Thumanë të cilit iu dëmtua shtëpia nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në në video të publikuar në faqen në Facebook, Muça thotë se jeton herë tek shtëpia e djalit e cila është e dëmtuar, si dhe në çadër me nënën e tij. Gjithashtu ai thotë se merr gjysmën e pensionit të nënës për të paguar një kredi.

Nëna e Arbenit, Pashke Muça kërkon një kontenier për tu futur pasi në çadër futet shiu.

Postimi i plotë:

Si shumë shtëpi në Thumanë, edhe shtëpia e Arben Muçës pati dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Që atë ajo  ditë ai vazhdon të qëndrojë në çadrën e ngritur tek shtëpia e prindërve të tij. Në bisedën që pati me ish-deputeten e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ai thotë se nuk ka marrë asnjë lloj ndihmë nga shteti, as bonus qeraje dhe as ushqime. Ai gjithashtu shprehet se vetë është i papunë dhe se ka një kredi që duhet ta shlyejë. E vetmja që i ka ardhur në ndihmë është nëna e tij, e cila i ka dhënë gjysmën e pensionit. Vetë Pashke Muça shprehet se edhe shtëpia e saj është e dëmtuar dhe se të vetmen gjë që kërkon nga shteti është një kontenier, pasi kur bie shi i futet uji brenda.  

Arben Muça: Jam banor i këtij komuniteti të Thumanës. Quhem Arben Muça. Jemi dëmtuar nga tërmeti shumë. Unë rri te shtëpia e djalit. Djali njërën dhomë e ka të banueshme, hyrja tjetër jo. Eshtë shtëpia pa kolona, është shumë e dëmtuar, kam frikë të jetoj brenda. Rri këtu te nëna në çadër. Nuk përfitoj as bonus, as qira, as ndihmë sociale, as ushqime, as kryq të kuq, asgjë. As kryq të kuq asnjë gjë. Unë si me qënë ndonjë jetim ose mos me qenë shqiptar. Nëna më jep pensionin për të likujiduar kredinë çdo muaj se kanë ardh më kanë sekuestru.

Pashke Muça: Unë kërkoj një kontenier se uji i gjithi më futet brenda. Jam pensioniste, jam e sëmurë, jam me tension. Kam shkuar, kam kërkuar kudo s’më kanë sjellë një kontenier të paktën. Le të jetë i përdorur nuk e dua të rri, vetëm mos më futet uji brenda.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 14/09/2020 14:38

    Sikur e bone loje keto banditet e PDse me keto akuza te neveriteshme! Pastaj dalin bllof si per here si rastesi i fundit te seksit GRIDA DUMA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë