Tërmeti i fuqishëm në Indonezi, 91 të vdekur, mbi 200 të plagosur (Foto)

Të paktën 91 persona kanë humbur jetën pas tërmetit me magnitudë 6.9 që tronditi dje ishujtë e Indonezisë, Bali dhe Lombkok.

Mbi 200 persona janë të plagosur kanë thënë autoritetet indoneziane. Tërmeti vdekjeprurës ishte rreth 31 kilometra në thellësi dhe goditi Loloan në veri të ishullit të Lombokut. Tërmeti preku perëndimin e Balit.

Ministria  e Turizmit në Indonezi tha se asnjë turist nuk ishte prekur nga tërmeti, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupave. Shumë njerëz raportohen të zhdukur. Spitali në vend është shkatërruar, nuk punojnë linjat telefonike dhe lëvizja është paralizuar në shumë pjesë të Indonezisë. Raportimet në mediet ndërkombëtare flasin për një situatë kaotike të krijuar nga tërmeti në këtë ishull dhe njerëz të terrorizuar, të cilët kanë vërshuar në rrugë menjëherë pasi kanë ndjerë lëkundjet. 
/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë