KUKËS- Qytetarët e Kukësit janë solidarizuar për të prekurit nga tërmeti i fuqishëm rreth një javë më parë në Turqi. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, pamjet qytetarët kanë dërguar sa kanë pasur mundësi për t’u ardhur sadopak në ndihmë qytetarëve.
Të solidarizuar kanë qenë të gjitha bashkitë në të gjithë vendin. Edhe qeveria shqiptare menjëherë i ofroi ndihmë Turqisë, ashtu si ata i erdhën në ndihmë vendit tonë në vitin 2019.
Tërmeti 7.9 ballë preku Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt. Aktualisht, shifrat janë të frikshme. Numri i viktimave nga tërmeti tragjik që Goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 41 mijë. Shumë të mbijetuar po durojnë temperaturat e ulëta të dimrit, pasi kanë mbetur pa shtëpi nga shkatërrimet në të dyja vendet.