Policia e Shtetit ka dhënë informacione lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi ditën e djeshme Tiranën dhe disa qytete të tjera, duke lënë pas jo pak pasoja. Policia ka bërë një pasqyrim të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet e forta, ku njofton se janë dëmtuar shumë banesa në kryeqytet dhe zonat periferike, ndërsa sqaron se po punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.
Sipas policisë, dëme të mëdha materiale ka pasur edhe në Qarkun e Durrësit, në Hamallaj, aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit, ku janë dëmtuar shumë banesa. Fatmirësisht, uniformat blu njoftojnë se nga lëkundjet nuk ka pasur njerëz të lënduar.
INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 04.07.2018, rreth orës 11.00, në Qarkun e Tiranës, nga lëkundjet e tërmetit, janë dëmtuar; në Tiranë, 22 banesa, në Fushë Mëzez, një banesë, në fshatin Muçaj, një banesë, në Institutin Bujqësor, tre banesa, në Ndroq, një dyqan, në Bodër Mëzez, një banesë, në Paskuqan, një banesë, në fshatin Domje, një banesë, në Kamëz, tre banesa, në Sauk i Vjetër, dy banesa, në fshatin Brar, një banesë, në fshatin Laknas, dy banesa, në fshatin Muçaj, Vorë, një banesë, në fshatin Picall, një banesë, në fshatin Marqinet, dy banesa, në fshatin Kus, Kashar, një banesë, në fshatin Sauqet, Ndroq, katër banesa, në Zallbastar, një banesë, në fshatin Ferraj, një banesë, në Yzberisht, rruga “Besim Alla”, ka dëmtime në një pallat dhe dy banesa, në Bathore, një banesë, në Babrru, dy banesa, në fshatin Durishtë, Petrelë, një banesë, në Krrabë, një banesë, në Tabizë, një banesë dhe në fshatin Grecë, Pezë, një banesë. Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 04.07.2018, rreth orës 11:00, në Qarkun e Durrësit, pati lëkundje tërmeti, me qendër në Hamallaj, rreth gjashtë ballë, si pasojë ka pasur dëme materiale në fshatrat Hidrovor Hamalle, janë dëmtuar katër banesa, në fshatin Manez e Vjetër, dy banesa, në fshatin Radë, dy banesa, në fshatin Shkafane, një banesë, në fshatin Ishëm, një banesë, në fshatin Gjuricaj-Fushë, katër banesa, në fshatin Lalëz, një banesë, në fshatin Karreç Koder, katër banesa, në fshatin Katund i Ri, Sukth, 4 banesa, në Krujë, gjashtë banesa, në fshatin Derven, dy banesa, në fshatin Bushnesh, dy banesa, në fshatin Brret, dy banesa dhe në Fushë-Krujë, një banesë. Punohet për eliminimin e pasojave të tërmetit.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 04.07.2018, në Qarkun e Elbasanit, si pasojë e lëkundjeve të tërmetit janë dëmtuar, në Cërrik, një banesë dhe në fshatin Shingjon, njësia administrative Bradashesh një banesë.
Në qarqet e prekura nga tërmeti nuk ka patur njerëz të lënduar dhe nuk ka raportime për dëme të tjera materiale.
Njoftimi i Policisë së Shtetit