'Tërmeti më i madh i 1 shekulli!' Sizmiologu shqiptar: Shkaku i lëkundjeve në Marok, i njëjti me atë të Shqipërisë në 2019! Do ketë shumë viktima

Ky është tërmeti i 100 viteve më i madh që ka përfshirë Marokun, komenton sizmiologu i njohur shqiptar Rrapo Ormëni në një lidhje telefonike për  Report TV.

Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter që goditi mbrëmë  ka pasur epiqendrën  78 km në jug të Marrakash dhe sizmiologu tregon se çfarë e ka ndodhur

“Tërmeti ndodhi në një zonë aktive për arsye të përplasjes së pllakës afrikane dhe euroaziaktike. Epiqendra ndodhet në jug të Marrakashit,në një thyer të madhe dhe shpërndarja e qindra pasgoditjeve janë shtrirë sipas kësaj thyerje” thotë Ormëni.

Tërmete të madhësive të tilla dhe në qytete të mëdha shkaktojnë shumë viktima dhe sizmiologu parashikon që numri të rritet edhe më shumë. Aktualisht janë mbi 600 të vdekur por ‘numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh’

 Në Report Tv ai tha se këto lëkundje të forta patën të njëjtin shkak me atë të tërmetit të 26 nëntorit 2019 në vendin tonë.

“Kuptohet se nuk ka lidhje me vendin tonë, ndodhet 2600 km larg Shqipërisë por shkaku i tij është i njëjtë me shkakun që ndodhin tërmetet në Mesdhe, i përplasjës së pllakës afrikane dhe euroaziatike”

Një tërmet me magniturë kaq të madhe 6.8 rihter shoqërohet me pas goditje, të cilat kanë qenë me magnituda të konsderueshme, dhe do të vijojnë me muaj

“Pasgoditjet vazhdojnë me ditë e me muaj. Tek ne pasgoditjet pas tërmetit të 2019 vijuan rreth një vit” tha Ormëni për Report Tv. 

Tërmeti me magnitudë 6.8 Rihter që goditi zonën e Marrakeshit mbrëmjen e së premtes, 8 shtator ka lënë pas një bilanc të frikshëm dhe mbi 800 të vdekur.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?