SHBA - Sot me fillim nga ora 21:00 do të mësohet finalisti tjetër i Kupës së Botës 2026, teksa Anglia do të përballet me Argjentinën në stadiumin e Atlantës për raundin gjysmëfinal të turneut. Të dyja kombëtaret kanë zhvilluar paraqitje shumë të mira, ndërsa objektiv kanë vetëm pjesëmarrjen në finale.

Në gjithë historinë mes tyre, Anglia dhe Argjentina janë përballur 14 herë. Gjashtë janë fitore të Anglisë, tre të Argjentinës, ndërsa pesë sfida janë mbyllur në barazim. 24 gola ka shënuar Anglia në portën e Argjentinës, kundrejt 19 të pësuarve.

Ndeshja e fundit mes tyre daton më 11 nëntor 2005 (afro 21 vite më parë), një miqësore që u fitua 3-2 nga Anglia. Lionel Messi ishte grumbulluar në atë duel, por nuk mori minuta. Ndeshja e sotme do të jetë e para për Lionel Messin kundër Anglisë.

Formacionet zyrtare:

Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Stones, Guehi, Spence; Rice, Anderson; Rogers, Bellingham, Gordon; Kane Trajner: Thomas Tuchel

Argjentina (4-4-2): Martinez; Molina, Romero, Lisandro Martinez, Tagliafico; Giuliano Simeone, Paredes, Mac Allister, Enzo Fernandez; Messi, Julian Alvarez Trajner: Lionel Scaloni

Angli - Argjentinë