Tërmet me magnitudë 4.4 në Perugia të Italisë, ndihet në Toskanë dhe Marche! Mbyllet Universiteti i Perugias

Tërmet me magnitudë 4.4 në Perugia të Italisë, ndihet në Toskanë dhe Marche! Mbyllet Universiteti i Perugias

ITALI- Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka goditur Perugian e Italisë. Epiqendra e tërmetit ishte në komunën Umbertide dhe për shkak të lëkundjeve shumë njerëz dolën në rrugë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë Italinë qendrore.

Dy pas lëkundje tërmeti u regjistruan në Umbria me magnitudë 4.6 dhe 3.9 ballë. Nuk raportohet për dëme të konsiderueshme, por vetëm dëme disa shembje të vogla në disa ndërtesa. Asnjë person nuk është lënduar, megjithatë, banorët në katër ndërtesa u evakuuan si masë paraprake. Gjithsej 30 persona duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të pritur kontrollet e ndërtesave.

Pas tërmetit autoritetet vendosën që ditën e nesërme do të mbyllen në Perugia dhe Assisi. Gjithashtu, janë mbyllur edhe zyrat e Universitetit të Perugias.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja