Deputeti i zonës, Musa Ulqini, i cili prej kohësh ka nxitur qeverinë për këtë dëmshpërblim, tha në Kuvend se qeveria e mëparshme lokale e cila ishte e djathtë në disa komuna e bashki, kishte penguar procesin.
“Jam shumë i emocionuar që jap një lajm shumë të mirë për banorët e 18 bashkive të republikës sonë, pasi qeveria e zotit Rama ka vendosur që të kompensojë familje më familje të gjithë ata që kanë pësuar dëme nga fatkeqësi natyrore. Banorët e parë që përfitojnë janë banorët të cilët u dëmtuan nga tërmeti i 19 majit të vitit 2014. Ky tërmet që e kishte epiqendrën në Dumre dëmtoi qindra shtëpi dhe një shkollë 9 vjeçare. Vetëm në qarkun e Elbasanit qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë 488 familje, me një vlerë prej 1.5 miliardë lekë për shtëpitë që ju janë dëmtuar nga tërmeti. Kjo sasi është vetëm 63 % e vlerës, pasi vlera 100 % do të kompensohet deri në 30 janar. Kryetarët e bashkive janë sot duke ekzekutuar vendimin. Në Belsh, që ishte epiqendra e tërmetit, 218 familje po tërheqin sot 723 milionë lekë dhe kjo është vetëm 63 % e vlerës. Në Cërrik 71 familje po tërheqin 190 milionë lekë, ndërkohë që në një vlerë prej 800 milionë lekësh është duke u ndërtuar pothuajse e re shkolla 9 vjeçare në Belsh”,- tha Ulqini.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com