Tërmeti në Itali, rëndohet
bilanci, 267 persona të vdeku

Tërmeti në Itali, rëndohet<br />bilanci, 267 persona të vdeku
Rëndohet ora orës bilanci i viktimave në Italinë qendrore e goditur nga tërmeti apokaliptik. Deri më tani autoritetet bëjnë me dije se janë shënuar 267 të vdekur, 400  të plagosur dhe më shumë se 2 500 persona janë evakuuar.

Shumë prej viktimave janë fëmijë”, ka deklaruar Ministri italian i Shëndetësisë dhe frika është se bilanci i viktimave do të vijojë të rritet. Ndërkohë nuk kanë të ndalur edhe lëkundjet sizmike të cilat herë pas here rikthejnë frikën dhe makthin.

Mediat italiane konfirmojnë se janë regjistruar 60 lëkundje më forta me magnitudë 5.17 e shkallës rihter me epiqendër mes Akumoli dhe Arkuata, dy zonat më të goditura.

Puna nën rrënoja ka vazhduar gjatë të gjithë natës jo vetëm me eskavator por edhe duke kërkuar me duar me shpresën për të gjetur akoma njerëz gjallë. Më shumë se 4300 persona janë angazhuar nga mbrojtja civile për tu ardhur në ndihmë vendeve të prekura.

termeti ne itali
termeti ne itali
termeti ne itali
termeti ne itali
termeti ne itali
 Foto të tjera..

Ndërkohë në operacion janë përfshirë 880 zjarrfikës,379 ushtarë dhe mijëra forca të policisë. Në ndihmë kanë ardhur edhe vullnetarë të kryqit të kuq dhe qytetarë të shumë të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të kërkuar nën gërmadhat të cilat kanë mbuluar Akumoli, Arkuata dhe Pescara del Tronto.

E pafund ka qënë nata edhe për të mbijetuarit të cilët kanë qendruar nëpër tenda duke ndier frikën dhe duke u lutur.

Një katastrofë e vërtetë njerëzore u shënua në orët e para të së mërkurës në qendër të Italisë pas tërmetit prej 6,2 ballësh që shkatërroi zonat rurale në afërsi të Peruxhës. 



  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet

Mosdeklarim të pronësisë dhe dhunë/ 27 gjoba për 7 muaj! Kryetarja e AMA-s bën publike llojet e shkeljeve të kryera nga televizionet