Tërmeti në Izmir, arrin në 92 numri i viktimave

TURQI- Arrin në 91 numri i viktimave nga tërmeti i së premtes në qytetin e Izmirit në Turqi, ndërkohë që janë nxjerrë nga rrënojat 106 persona, deklaroi Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban Murat Kurum. Nga ana tjetër janë regjistruar të paktën 962 të plagosur, nga të cilët 219  gjenden ende në spitale.

Toka në Izmir ende nuk gjen qetësi teksa janë shënuar më shumë se 900 pasgoditje prej tërmetit fillestar të mesditës së të premtes.

Ndërkaq janë shkatërruar totalisht 58 ndërtesa, 397 ndërtesa me pak dëmtime dhe 66 ndërtesa me dëme të moderuara. Ndërkohë që për personat e pastrehë po krijohet një qytet kontejner me kapacitet prej 1000 personash në një sipërfaqe prej 46 mijë e 300 metra katrorë në Bayraklı.

Sipas të dhënave të fundit janë kryer inspektimet e plota në çerdhet dhe kopshte, të cilat shumë shpejt mund të vazhdojnë nga puna e tyre

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:24
Tërmeti në Izmir, shkon në 91 numri i viktimave

Ministri i shëndetsisë Fahrettin Koca deklaroi se në Izmir ka arritur në 91 numri i viktimave në Izmir, ndërkohë që theksoi se ka arritur në 155 numri i personave të cilët po trajtohen në spitale,10 prej të cilëve gjenden në terapi intensive dhe 3 prej tyre gjenden në rrezik për jetën. Ndërkohë që janë liruar nga spitali 839 persona. Ministri bëri të ditur se operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë në 8 ndërtesa të shembura në përpjekje për të shpëtuar personat të cilët ndodhen nën rrënoja. 

Ora 13:13
Video/ I riu filmon momentet e frikshme nën rrënoja/ Shkon në 85 numri i viktimave të tërmetit në Izmir

Kanë kaluar tre ditë qëkur tërmeti i fuqishëm goditi Izmirin dhe operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë me intënsitet të plotë. Sipas të dhënave të fundit shkon në 85 numri i viktimave  pasi ekipet nxorën nga rrënojat më shumë trupa brenda natës mes ndërtesave të shembura . 

Më shumë se një mijë njerëz janë plagosur, ndërsa  në ishullin Samos tërmeti shkaktoi 2 viktima dhe plagosi të paktën 19 njerëz të tjerë. 

Mëngjesin e ditës së sotme u bënë virale edhe pamjet që një i ri kishte filmuar nën rrënoja teksa priste ekipet e kërkim shpëtimit ta shpëtojnë atë, duke treguar edhe njëherë vuajtjjet me të cilat po përballen të gjithë në këtë kohë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari