Zjarrfikësit italianë: Mos i humbni shpresat, edhe pas 6 ditësh mund të gjenden njerëz të gjallë nën gërmadha

Zjarrfikësit italianë: Mos i humbni shpresat, edhe pas 6 ditësh mund të gjenden njerëz të gjallë nën gërmadha

Zjarrfikësit italianë janë duke punuar në gërmadhat e një ndërtese të shembur në Durrës.

Nga ky mëngjes zjarrfikësit italianë po përdorin për identifikimin e njerëzve që ndodhen në gërmadhat e pallatit të shembur me dy qen dhe kamera ‘gjarpër’ të cilat mund të futen kudo në thellësi të mbetjeve inerte.

Ata preferojnë të punojnë me sisteme mekanike precise dhe të lehta, duke identifikuar se ku mund të jenë të zhdukurit me shpresën se ata janë akoma gjallë.

Ndërtesa e shembur kishte pesë kate, dhe është një nga shumë të shemburat në Durrës e ndërtuar në vitet nëntëdhjetë kur qeveria, pas rënies së regjimit komunist, shpërndau tokat.

"Ishte një ndërtesë pesë-katëshe, por e ndërtuar me kolona të holla betoni. Kati përdhes ishte plotësisht i hapur nga të katër anët. Ka shumë të bëra në këtë mënyrë në këtë lagje. Këtu nuk duhej ndërtuar pasi dikur ka qënë moçal’, - thotë një banor i lagjes.

Megjithatë zjarrfikësit italianë shprehen se nuk duhen humbur kurrë shpresat. Nga eksperienca e tyre e gjatë dhe profesionale, edhe pas gjashtë ditësh mund të gjenden njerëz të gjallë nën gërmadha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë